fbpx

Parodi: Dita kur u liberalizuan vizat për Kosovën (VIDEO)

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Ish Ministri Bekim Çollaku, nga PDK, kishte bërë ndoshta gafën më të madhe në politikën kosovare, kur me seriozitetin më të madh, madje edhe me mburrje, së bashku me kabinetin e tij, kishin organizuar ta festonin liberlizimin e vizave për Kosovën. Neogazeta e risjellë këtë moment historik.

Deklarimin e tij e nis me urim: “Urime juve dhe qytetarëve.. se na edhe si zyrtar edhe si ministra kena pas viza gjithë, se kena pasë problem, po më në fund e zgjidhëm problemin për qytetarët e zakonshëm” – iu drejtohet gazetarëve, medemek politikanët e ministrat na qenkan të jashtëzakonshmit e qytetarët krejt të zakonshëm.

Këtë moment ai e cilëson si moment të jashtëzakonshëm: “…pse jo edhe moment historik”.

Madje ai tregohet i kujdesshëm të tregoj se kjo nuk do të thotë se menjeherë të nesërmen mund të udhëtohet pa viza, por me fjalët e tij: “por kjo do të jetë e mundur brenda pak jave, kshtuqë edhe pak durim edhe misioni po përfundon”.

Në kabinet të gjithë duartrokasin e përqafohen duke e bërë kështu këtë moment shumë special, që brenda pak ditësh do të dukej shumë qesharak. E sot pas sa vitesh, Neogazeta e kthen këtë material për të kujtuar sfidat nëpër të cilat ka kaluar Kosova drejt liberalizimit të vizave, e liberalizimi ende nuk ka ardhur në vitin 2020. Urime Popull.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Grenell paralajmëron se Trump do ta vizitojë Kosovën

Tjetra

Osmani thumbon Hotin: Në dialog po hapen tema që janë shpallur antikushtetuese

TË FUNDIT NGA RUBRIKA