fbpx

Pas sulmeve me raketë, Izraeli sulmon vendet e Hamasit në Gaza

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Izraeli ka thënë se ka shënjestruar vendet në Gaza që u përkasin grupit militant Hamas, si kundërpërgjigjie ushtarake ndaj sulmeve me raketa.

Ushtria izraelite tha se goditi këto vende më herët gjatë së shtunës.

Dy persona mbetën të vrarë, sipas informatave nga një spital në Gaza, duke çuar kështu në katër vdekjet nga sulmet në Izrael gjatë ditëve të fundit.

Tre raketa ishin lëshuar drejt Izraelit nga Gaza në orët e vona të së premtes.

Tensionet mes Izraelit dhe Palestinës janë rritur që kur presidenti amerikan Donald Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Vendimi i së mërkurës ndryshoi dekada të të qëndruarit neutral në këtë çështje nga ana e SHBA-ve.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Kryeministri Haradinaj: Çështje javësh lajmi për vizat

Tjetra

LDK-ja, e gatshme për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë “Haradinaj”

TË FUNDIT NGA RUBRIKA