Pellazgët janë sipas mitologjisë(të trashëguar nga populli para-helen pellazg), “Pelasgus” ishte njeriu i parë… pelargu ose njerëzit që jetonin ne ujra ishin një popull i lashtë indo-aziatik që sipas disa shkrimeve antike të lëna nga (Homerietj.) jetonin në pellgun e gjumullunges dhe në bregdetin perëndimor të Aziës së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali dhe në afërsi të këtyre viseve.
Në mesin e mijëvjecarit të tretë dhe në fillim të mijëvjecarit te dytë para Erës sonë erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popujsh që merreshin me blegtori. Këtu u përzien me banorët vendas dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e Gadishullit Ballkanik. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge. Gjuha e tyre quhet pellazgishtja.Sipas shumë studiuesve shqiptarë e të huaj, pellazgët ishin parardhësit e Ilireve.
Homeri i përmend pellazgët në epopenë e “Iliadës” si banorë të Thesalisë, të cilët gjatë luftës së Trojës mbajtën anën e trojanëve, kurse në “Odisenë”, që është e një kohë më e mëvonëshme, pellazgët identifikohen si banorë të Kretës. Shkrimtarë më të rij si Hesiodi, Herodoti, Hekateu, Tuqiditi dhe të tjerë më të vonë si Helaniku, Dionizi i Halikarnasit, Straboni etj. na japin njoftime të tjera, por të ngatërruara dhe kontradiktore, mbi këto fise duke i vendosur herë në Peleponez, herë në Azi të Vogël, herë në Itali. Ata flasin për shtegëtime pellazgësh në Athinë, pastaj në Lemno dhe Kretë e që këtej në Sicili, Etruri e gjetkë; njoftojnë për mbeturina muresh të vendeve të ndryshme të Greqisë që ata ua atribojnë pellazgëve; e cilësojnë gjuhën e tyre, pellazgjishten, si gjuhë barbare, d.m.th. jo greke, të cilën e humbën kur u helenizuan; tregojnë se pellazgët kishin një kulturë të lartë dhe prej tyre shqiptaret mësuan kultin e perëndive, bile bënë të tyret edhe një tok emra perëndish pellazgjike; përmendin disa emra vendesh e qytetesh të trashëguara nga pellazgët si Larissa, Gortyna, Agro, Tyrren, etj.
Ndër këta, Herodoti thotë se në kohën e tij në Epir ishte akoma i gjallë kujtimi i banorëve të dikurshëm pellazgë, të cilët kishin ardhur këtu nga Thesalia kufitare, kurse Straboni, duke u mbështetur te Efori, Hesiodi, Eskili dhe Euripidi thotë se vendbanimi i hershëm i pellazgëve ishte “Arkadia” dhe që këtej këta shtegtuan në Epir, ashtu si në Thesali, Kretë, Lesbos dhe Troadë. Por, megjithëse të ngatërruara dhe kontradiktore, njoftimet e autorëve të vjetër përkojnë në një pikë të rëndësishme, në faktin se ata mohojnë çdo lidhje gjenetike midis pellazgëve dhe fiseve të mëvonëshme helene, për derisa pellazgët i konsideronin si autoktone, “me origjinë hyjnore” siç thotë Homeri, ose “të mbirë nga dheu” siç thotë Hesiodi, kurse helenët ishin të ardhur.
Duke u nisur nga të dhënat e autorëve të vjetër dhe nga studimet gjuhësore, pellazgët u konsideruan për një kohë të gjatë nga studiuesit e fundit të shek. XIX dhe fillimit të shek. XX si një popullsi joindoevropiane, që kishte afërsi me popullsitë e tjera të hershme të pellgut të Mesdheut, prej Kaukazit deri në Gadishullin Iberik, të cilet u quajtën të gjitha së bashku me emrin përmbledhës Mesdhetarë.
Punimet gjuhësore të këtyre 30 viteve të fundit, të mbështetura në studimin e gjithanshëm të greqishtes së vjetër duan të provojnë të kundërtën e tezës së parë, d.m.th. origjinën proto-indo-evropiane ose thjesht indoevropiane të pellazgëve.
Megjithëse përkrahësit e tezës së re kanë shënuar disa suksese në fushën e studimeve pellazgjike edhe kjo tezë, ashtu sikurse e para, nuk është në gjendje të sqarojë përfundimisht këtë problem. Në fushën e historiografisë dhe në Linguistikë nuk kanë munguar të dalin edhe pikëpamje që i lidhin pellazgët me banorët e mëvonshëm të truallit të Shqipërisë me ilirët dhe pasardhësit e tyre, shqiptarët. Nuk përjashtohet mundësia që ilirët e jugut të kenë pasur ndonjë lidhje me popullsinë më të herëshme pellazgjike të këtyre krahinave, por kjo hipotezë ka nevojë për një përpunim dhe mbështetje të mëtejshme shkencore. Për këtë arsye, si banorë të lashtë të vendit tonë, të njohur nga të dhëna të sigurta arkeologjike dhe nga ato të autorëve antikë konsiderohen deri më sot ilirët.