fbpx

Përfundon takimi i Hajvalisë

///
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Para pak castesh ka përfunduar takimi i zhvilluar në Residencën e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.

Përpos një pjesë të madhe të kabinetit qeveritar, në takim ka qenë edhe i pari i vendit, Hashim Thaci dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

I vetmi prej liderëve shtetëror që ka munguar në këtë takim, është lideri i Nismës Fatmir Limaj.

Sic ka raportuar Gazeta Blic në këtë takim është arritur një pajtueshmëri që të votohet demarkacioni, por me kushtin e vetëm që të pranoj Mali i Zi korrigjime.

Burimet e Gazetës Blic kanë bërë të ditur se ka një pajtueshmëri edhe nga ana e Malit të Zi, në lidhje me këtë cështje.

Në anën tjetër, Avni Arifi, këshilltar i Haradinajt duke mos e mohuar pajtueshmërinë për demarkacionin, tha se ky takim ishte joformal dhe pa kravata.

Ky takim i udhëheqësve të vendit po zhvillohet një ditë para se Kryesia e Kuvendit do të procedoj për në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin, dhe vetëm dy ditë para se Kosovën ta vizitoj kryeministri i Malit të Zi.

Burimet e Blicit bëjnë të ditur se pikërisht ky takim do t’i jap fund cështjes së demarkacionit.

Shefi i Qeverisë malazeze mësohet se do të zotohet publikisht se nëse konstatohen gabime nga ky process i demarkacionit, atëherë do të korrigjohet kjo marrëveshje.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Në shtëpinë e Pacollit liderët pajtohen që ta kalojnë Demarkacionin

Tjetra

Veseli: Më 8 shkurt kemi seancë të zakonshme, ja pse e larguam nga rendi i ditës demarkacionin

TË FUNDIT NGA RUBRIKA