Përleshen fizikisht deputetët Frashër Krasniqi e Xhelal Sveqla

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Deputetët e Kuvendit të Kosovës Frashër Krasniqi i Partisë Social Demokrate dhe Xhelal Sveçla i Lëvizjes Vetëvendosjes kanë pasur një përplasje fizike pas emisionit ku të dy ishin mysafir të ftuar në Rubikon në KTV.

Mësohet se përleshja ka ndodhur jashtë ndërtesës së televizionit.
Xhelal Sveçla nuk ka dashur të komentojë gjatë duke hedhur poshtë se ka pasur përplasje fizike por ka thënë se ka pasur veç fjalosje, deputeti Krasniqi nuk ka qenë i qasshëm në thirrjet telefonike.

Lajmin e ka konfirmuar edhe deputetja Besa Gaxherri e LDK-së, e cila ishte poashtu e ftuar në të njejtin emision.

“Po janë përlesh mes vete. Fatkeqësisht ka ndodhë. Unë kam qenë dëshmitare por nuk e di qysh ja kanë nis vetëm kur i pash, vërtetë eskaloj situata. Adriatiku më shumë u mor me ta”, ka thënë Besa Gaxherri – deputete e Kuvendit të Kosovës nga LDK.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com