Është përmbysur rezultati në Komunën e Istogut, gjatë numërimit të votave me kusht dhe me postë.
Para numërimit të këtyre votave, Haki Rugova i LDK-së udhëhiqte me 671 vota kundrejt Gani Dreshajt të AAK-së, por tashmë ky rezultat ka ndryshuar në favor të këtij të fundit.
Nga numërimi i votave me kusht dhe me postë, Dreshaj ka marrë 705 vota, ndërsa Rugova vetëm 4.
I bie se aktualisht Dreshaj tashmë është para Rugovës me 30 vota.
Ndërkohë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se procesi i zgjedhjeve në Istog është manipuluar.
“Kemi dosjen se si është manipuluar procesi në Istog – do ta kompletojmë lëndën”, ka thënë Mustafa në një konferencë për media.
“Të gjithë ata që i kanë bërë këto gjëra do të përgjigjen dhe do të shkojnë në burg”, ka shtuar ai.