fbpx

Përplasen komisionerët në veri, sqarohet kreu i listës Serbe Goran Rakiq

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka folur nga Mitrovica e Veriut për incidentin për të cilin u raportua në këtë pjesë të Kosovës.

Rakiq fillimisht ka ftuar serbët e Kosovës që të dalin masivisht në votime, për një jetë më të mirë.

“Qysh keni mujt me pa serbët e Mitrovicës kanë dal masivisht me votu, po dalim për një jetë më të mirë për ta ngritë zërin”, ka thënë ai për T7.

Derisa ka folur për një incident që ka ndodhur sot në Zveqan dhe Leposaviq, për shkak se komisionerët janë përplasur për mënyrën e votimit.

Rakiq tha se të gjithë ata që kanë emrat në listë duhet të votojnë, derisa, shton se nuk e kupton pse nuk mund të votohet me letërnjoftim serb.

“Secili duhet me kuptu që emri i secilit që është në lsitë duhet me votu, nuk e kuptoj pse nuk guxojë me votu me letërnjoftimin serb, kur emri i atij personi figuron në listë”, ka thënë Rakiq.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Ku duhet të votoj? Gjej qendrën tuaj të votimit përmes këtij aplikacioni të KQZ-së

Tjetra

Kadri Veseli: Ditë e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë

TË FUNDIT NGA RUBRIKA