fbpx

Përplasja e ditës PSD-VV: Akuzojnë njëra tjetrën për bashkëpunim me listën serbe

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Partia Social Demokrate e udhëhequr nga Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj akuzave të Vetëvendosjes për shkak të shkarkimit nga posti i kryesuesit të Kuvendit komunal të Kamenicës të anëtarit të VV’së.

Në reagimin e saj, PSD akuzon VV-në për manipulim të opinionit publik, dhe thotë që VV lëre që nuk dëshiron që të flitet për arsyet e shkarkimi të anëtarëve të saj nga pushteti lokal, por dhe po fsheh faktin se kryesuesi i Kuvendit komunal nga radhët e VV’së është zgjedhur nga votat e PDK’së dhe Listës Serbe,

Sipas PSD-së, “në vazhdën e etjes së saj për pushtet me çdo kusht, Lëvizja Vetëvendosje! paska zgjedhur sot komunën e Kamenicës për t’i vazhduar sulmet ndaj Partisë Socialdemokrate, duke e manipuluar opinionin publik përmes viktimizimit të saj”.

Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm se nuk dëshiron që të flitet për arsyet e shkarkimit të anëtarëve të saj nga pushteti lokal, por edhe po e fsheh faktin se kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kamenicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! ishte zgjedhur edhe nga asambleistët e Partisë Demokratike e Kosovës dhe nga Lista ‘Srpska’

thuhet në këtë reagim.

PSD-ja thotë se “me gjuhën e sotme të Vetëvendosjes, i bie se kryesuesi i Kuvendit Komunal i Lëvizjes Vetëvendosje! së Albin Kurtit është votuar nga Kadri Veseli dhe Goran Rakiqi. Me sa shihet; Partia Demokratike e Kosovës e Kadri Veselit dhe Lista ‘Srpska’ e Goran Rakiqit nuk janë problem për Vetëvendosjen! e Albin Kurtit kur ia mundësojnë atij pushtetin, por vetëm kur ia pamundësojnë”, thuhet në reagim.

Reagimi vjen pas deklaratës së Kurteshit, dhënë në konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit në Komunën e Kamenicës, ku Kuvendi Komunal atje, pas një debati që nisi nga ora 9 dhe përfundoi në orën 19, shkarkoi nga detyra kryesuesin e KK-së nga radhët e VV-së, Bajram Mavriqi.

Qëndron Kastrati e di mirë se këtë pozicion nuk do ta kishte fituar kurrë pa Lëvizjen Vetëvendosje dhe aktivistët e saj, dhe programin politik për zgjidhjen e problemeve në Kamenicë”, ka theksuar Kurteshi, raporton Koha.net. “PSD-ja e Shpend Ahmetit dhe Qëndron Kastratit, dje morën një shpërblim personal nga Koalicioni Qeverisës i Kosovës, i përbërë nga PDK-AAK-NISMA-AKR dhe Listës ‘Srpska’. Meqenëse, PSD-ja është kthyer në patericën që po mban në këmbë këtë qeveri në pushtetin qendror, duke i bërë numrat për kuorum në Kuvend, atëherë kjo qeveri e delegjitimuar ia ktheu dje favorin PSD-së në Kamenicë, duke ia bërë Qëndron Kastratit numrat në Asamblenë Komunale për të shkarkuar kryesuesin e Kuvendit Komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Pra, Kadri Veseli dhe Goran Rakiqi ia kthyen borxhin Shpend Ahmetit dhe Qëndron Kastratit në Kamenicë. Mirëpo çmimin e këtij ‘borxhi’ në fund dihet se kush do ta paguajë: qytetarët

potencoi Kurteshi.

E vërteta, sipas PSD-së, është se zyrtarët e shkarkuar nga qeverisja komunale në Kamenicë janë shkarkuar për shkak të papërgjegjësisë profesionale dhe dyshimeve për shpërdorime gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Qeverisja lokale e Kamenicës edhe sot vazhdon me të njëjtën përbërje politike. Edhe sot në pushtetin ekzekutiv janë anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje! dhe aty do të jenë për sa kohë punojnë mirë dhe drejt në të mirën e Kamenicës”, thuhet në reagim, përcjell Koha.net. “Hipokrizinë e Vetëvendosjes! në emër të subjektivitetit partiak e dëshmon më së miri shembulli i Sami Kurteshit të PDK-së, të cilit qytetarët e Gjilanit i treguan së fundi se nuk mjafton ta kesh siglën e Vetëvendosjes! për t’i fituar zgjedhjet. Siç e dëshmon edhe rasti i aderimit të Donika Kadaj-Bujupit në Vetëvendosje! nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili qe mirëpritur asokohe nga Albin Kurti dhe puthadorët e tij të sotëm, ani se ajo ishte zgjedhur deputete si kandidate e AAK-së

është thënë më tej në reagimin e publikuar sot të Partisë Social Demokrate.

Partia Socialdemokrate thotë se mbështet plotësisht punën e Qëndron Kastratit, që, sipas kësaj partie, po vlerësohet edhe ndërkombëtarisht për transformimin radikal që po e sjellë në qeverisjen lokale të Kamenicës; si dhe për luftën e tij të pakompromis ndaj keqpërdorimeve dhe abuzimeve me pushtetin.

Në luftën e saj lundër krimit dhe korrupsionit, Partia Socialdemokrate nuk i nënshtrohet asnjë kërcënimi, presioni dhe shantazhi. Nuk ka prapakthim dhe nuk mund të ndalet ndryshimi pozitiv i Kamenicës i filluar me programin politik të përzgjedhur nga qytetarët, e të cilin po e zbaton dhe po e jetëson në përpikëri kryetari Qëndron Kastrati me qytetarët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e tij politik

përmbyllet ky njoftim.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Era zbulon këngën e re, me një tjetër emër të njohur ndërkombëtar

Default thumbnail
Tjetra

Kadri Veseli në Mitrovicë: Ky vend është i shenjtë, flamuri i Kosovës duhet të valëvitet edhe në Zveçan e në Leposaviq

TË FUNDIT NGA RUBRIKA