fbpx

Presidenti Hashim Thaçi thyen akullin, takohet me Vladimir Putin dhe bisedon për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ndërsa theksoi se me presidentin e Rusisë kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Thaçi në një postim në rrjetin social shkruan se Putin ishte i qartë se nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje, Rusia do ta mbështesë.

Lexoni postimin e plotë të Thaçit:

Në Paris e takova për herë të parë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mundësia e arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse ligjore dhe obliguese ishin fokusi kryesor i bisedës sonë. Lidhur me këtë çështje, presidenti Putin ishte i qartë: Në rast se ju (Kosovë–Serbi) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështes këtë marrëveshje.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Hashim Thaçi: Marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë i'a kemi borxh Evropës

Tjetra

Kryeministri Haradinaj: Ndoshta do ta rrisim edhe më shumë taksën prej 10% ndaj importit të produkteve Serbe

TË FUNDIT NGA RUBRIKA