fbpx

Presidenti para hyrjes në Speciale: Ky është çmimi i lirisë

Presidenti Hashim Thaçi ka arritur në Prokurorinë Speciale të Hagës, në orën 13:00
Para pak çasteve, Presidenti Thaçi ka arritur pranë objektit të Prokurorisë së Hagës, ku është ftuar për intervistim pas dorëzimit të aktakuzës ndaj tij.

Thaçi në një deklarim për media në gjuhën angleze ka thënë se ai beson në vlerat e luftës për liri dhe se Kosova sot është ajo çfarë ai ka ëndërruar.

“Sot, Jam i gatshëm të përballem me sfidat e reja me sukses, për djalin tim, për familjen dhe popullin tim. Ky është çmimi për lirinë. Unë besoj në të vërtetën dhe në liri”, ka thënë Thaçi.

“Kosova është një storje suksesi dhe për këtë jam krenar”, ka shtuar presidenti, që gjatë luftës ishte drejtor politik i UÇK-së.

Prokuroria e Hagës ka njoftuar javë më parë se e ka dorëzuar aktakuzën ndaj Thaçit, në të cilën ai dyshohet për krime lufte.

Neogazeta
Shperndarje
Lajmi paraprak

Isa Mustafa rezulton pozitiv me COVID-19: Shumë qytetarë solidarizohen duke i uruar shërim të shpejtë

Lajmi tjetër

Wigemark: Të heqim kapelat për Avdullah Hotin

MË TË FUNDIT nga KATEGORIA