Presidenti Thaçi distancohet nga veprimet e vëllaut të tij

epa05837072 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci gestures during a press conference at his cabinet in Pristina, Kosovo 08 March 2017. Hashim Thaci backed up his decision he took on 07 March 2017 to submit to the Parliament the draft law on transforming the Kosovo Security Forces (KSF) into an Army. NATO Secretary General Jens Stoltenberg has released a statement saying that on 08 March 2017 he has spoken to Hashim Thaci to convey the serious concerns of NATO Allies about recent proposals by the Kosovo authorities to transform the Kosovo Security Force (KSF) into an armed force, without a constitutional change. However, should the mandate of the KSF now evolve in the way proposed, NATO will have to review its level of commitment, particularly in terms of capacity-building he said in the statement. EPA/VALDRIN XHEMAJ
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas konfirmimit nga Prokuroria se vëllai presidentit, Gani Thaçi po hetohet për përfshirje në një përleshje në mjediset e Byrosë Kosovare të Sigurimeve të cilën Neogazeta ka raportuar edhe më herët gjatë ditë.

Presidenti Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “asnjëherë nuk do ta arsyetoj asnjë veprim të kundërligjshëm të askujt, aq më tepër në një rast si ky [vëllai i tij]”. Ai ka kërkuar nga organet e rendit që të veprojnë në përputhje me ligjin.

Postimi i plotë i Presidentit Thaçi:

Jam njoftuar për përfshirjen e vëllait tim në një përleshje sporadike fizike. Asnjëherë nuk do ta arsyetoj asnjë veprim të kundërligjshëm të askujt, aq më tepër në një rast si ky. Të qenit familjar i një zyrtari të lartë nuk nënkupton imunitet dhe amnisti për askënd. Përkundrazi. Përgjegjësia është individuale. I ftoj organet e rendit që ta trajtojnë rastin në përputhje me ligjin. Vetëm kështu ndërtojmë shtet ligjor, në të cilin të gjithë jemi të barabartë para ligjit dhe drejtësisë

,ka shkruar ne profilin e tij zyrtar në Facebook Presidenti Hashim Thaçi.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com