fbpx

Presidenti Thaçi shpall të mërkurën ditë zie në nderim të ish-presidentit George H.W. Bush

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vdekjes së ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George H. W. Bush, në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e tij të dhënë për lirinë e Kosovës, ditën e mërkurë (5 dhjetor 2018), e ka shpallur ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.

Në ditën e zisë, flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Dita e mërkurë është shpallur ditë zie kombëtare edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

George H.W. Bush: Nga piloti më i ri, në President – historia e njeriut që udhëhoqi fitoren e Perëndimit

Tjetra

Shpend Ahmeti, bashkëudhëheqës i Ekipit negociator në dialogun me Serbinë

TË FUNDIT NGA RUBRIKA