fbpx

Presidenti Trump i shkruan letër Presidentit Thaçi: Ju pres në Shtëpinë e Bardhë ta festojmë marrëveshjen historike

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Në një letër dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, presidenti amerikan Donald Trump, ka kërkuar nga liderët në Kosovë që të shfrytëzojnë këtë moment të cilin ai e ka quajtur unik, të flasin me një zë dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

Në këtë drejtim, ndër tjerash Trump, i ka shkruar presidentit Thaçi se SHBA-të janë të gatshme që të ndihmojnë në përpjekjet për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë.

Madje, siç është thënë tutje, një marrëveshje e tillë është e arritshme.

Dhe për fund, ajo që bie gjithashtu në sy është fakti se Trump ka shkruar se pret që në Shtëpinë e Bardhë të mirëpres presidentin Thaçi dhe homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, për siç ka thënë “të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike”.

Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai, duke shpërndarë letrën që ka pranuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se liria dhe pavarësia e Kosovës, janë rezultat i luftës sonë të drejtë dhe përkrahjes së aleatëve tanë strategjikë ndërkombëtarë.

Sipas Thaçit, realizimi i synimeve tona për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB është i pamundur pa përkrahjen e vazhdueshme të bashkësisë ndërkombëtare.

Siç ka thënë Thaçi, Kosova është e bekuar që gëzon mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve dhe të popullit amerikan, ku bashkëpunimi dhe miqësia jonë është e përhershme dhe reciproke.

Ndërkohë, lidhur me këtë letër, ka ardhur edhe reagimi i parë nga përfaqësues të partive politike në Kosovë.

Ka qenë kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ai që ka vlerësuar se letra e presidentit amerikan, Donald Trump për homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, shtron rrugën për përfshirjen e thellë të SHBA-ve në procesin e dialogut.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Hoxhaj: Kjo është e vërteta e anulimit të konferencës Haradinaj – Mogherini

Tjetra

Ramush Haradinaj: Kushdo që e hap çështjen e kufijve tanë, është armiku ynë dhe i Kosovës

TË FUNDIT NGA RUBRIKA