fbpx

Prishtina me mungesë të parkingjeve

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Njëri nga problemet më të mëdha të kryeqytetit është komunikacioni i ngarkuar dhe mungesa e parkingjeve. Mungesa e tyre jo vetëm që po shkakton kaos në komunikacion, por kjo po ua pamundëson edhe lëvizjen e lirë këmbësorëve.

Zyrtarët komunalë për vite me radhë premtojnë se do ta zbusin këtë problem duke ndërtuar disa parkingje nëntokësore, mirëpo ky propozim ende nuk po mund të realizohet.

Milaim Fejzullahu, nga njësiti për Trafik në Policinë e Kosovës, i tha Radio Kosovës se çdo ditë hasin në vetura që janë të parkuara në trotuare, e kjo, sipas tij, në radhë të parë pengon këmbësorët.

Ai thotë se gjendja e krijuar është pasojë e parkingjeve të pamjaftueshme në kryeqytet.

“Ne çdo ditë ballafaqohemi me parkingje ilegale, njësitë patrulluese duhet të merren çdo kohë për tërheqje të automjeteve nga trotuaret që t’ua lirojnë rrugën këmbësorëve, kështu që po të krijonte Komuna e Prishtinës hapësirë për parkingje publike, njësitet në terren do të merreshin me kundërvajtje të tjera e jo me parkingje ilegale”, tha ai.

Komuna e Prishtinës për vite me radhë kishte premtuar se do ta zgjidhë këtë problem, duke i ndërtuar disa parkingje nëntokësore në lokacione të ndryshme të qytetit. Mirëpo, ky propozim ende nuk po mund të realizohet.

Zëdhënësi i Komunës se Prishtinës, Adonis Tahiri, tha se se në fund të këtij viti pritet të fillojë projekti i ndërtimit të parkingut nëntokësor, i cili do të ndërtohet te Fakulteti Filologjik.

Sipas Tahirit, ky projekt pritet të përfundojë brenda 18 muajve.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Milaim Zeka: Nëse Thaçi arrinë të realizojë ëndrrën - do të mbetet në histori pas Skënderbeut e Jasharit

Tjetra

Maliqi: Uniteti i treguar për ushtri të vazhdojë edhe për dialogun me Serbinë

TË FUNDIT NGA RUBRIKA