Pritet kandidimi i ISMET BEQIRIT – KOMISIONI I VENECIAS REKOMANDON PËRSËRITJE TË ZGJEDHJEVE NË PRISHTINË

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Një rekomandim i Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese, që në Prishtinë duhet të ketë përsëritje të balotazhit, ka bërë që në kampin e LDK-së të ketë festë. Besa edhe ta bëjnë gati Ismet Beqirin.

Burime brenda LDK-së kanë bërë të ditur se Komisioni i Venecias ka rekomanduar përsëritje të procesit zgjedhor në kryeqytet, pasi kanë evidentuar disa shkelje.

Ndërkohë antarësia dhe strukturat e partisë po kërkojnë që kësaj radhe ta kenë një kandidat që do të ju siguronte fitore. “Sipas të gjitha gjasave do të jetë Ismet Beqiri, jo tani por kur të përfundoj mandati”.. vazhdon.

Komisioni i Venecias kishte kërkuar kohë nga Gjykata Kushtetuese për një mendim shtesë, në lidhje me ankesën e LDK.

Kjo ankesë kishte të bënte me disa shkelje që LDK pretendonte se janë evidentuar gjatë procesit zgjedhor në balotazh më 19 nëntor 2017.

Opinioni i Komisionit të Venecias nuk është obligativ për Gjykatën Kushtetuese, gjykatë e cila pritet ta jap një vendim përfundimtar brenda ditësh.

LDK-ja ankesën në Kushtetuese e kishte dorëzuar në marsin e këtij viti.

Vlen të theksohet se Komisioni i Venecias është Komision Europian për Demokraci nëpërmjet ligjit. Orgaizëm këshillues mbi çështjet kushtetuese.

Ky komision ofron ndihmë kushtetuese për shtete të veçanta në lidhje me tema të ndryshme.

Ismet Beqiri ish Kryetar i Prishtinës

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com