Prokurori heq dorë nga dëshmia e Kadri Veselit, Kurti fyen trupin gjykues

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Pasi Prokuroria ka hequr dorë nga dëshmia e Kadri Veselit para trupit gjykues, ka reaguar ashpër Albin Kurti.
Vendimi e nervozoi shumë Kurtin, i cili nuk kurseu fyerjet ndaj trupit gjykues.

Ishte kjo arsyeja pse gjyqtari Beqir Kalludra ka urdhëruar përjashtimin e Kurtit nga salla e gjykimit.

Albin Kurti është nxjerrë nga salla e gjykimit për lotsjellësin pasi reagoi kur prokurori Valdet Gashi vendosi të heqë dorë nga dëshmia e Kadri Veselit.

Kurti e pyeti prokurorin pse hoqi dorë nga kjo dëshmi.

Prokuror, pse hoqe dorë, a je i kapur?, pyeti Kurti në gjykatë.

Kurti pastaj u nxor nga gjykata, ndërsa deklaroi se “s’jeni gjyqtar as prokuror asnjëri, kjo është farsë”.

Kurti bashkë me Donika Kadaj-Bujupin, Faton Topallin dhe Albulena Haxhiun po akuzohen për përdorim të armës ose mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com