Ish-presidenti i Jugosllavisë dhe Serbisë, Slobodan Milosheviq vuante nga skizofrenia dhe diabeti, njoftoi ish-kryeministri serb dhe Ministri i Brendshëm Zoran Zivkoviq.
Një dokument sekret i vitit 1990, i nënshkruar nga atëherë sekretari i Punëve të Brendshme, Radmilo Bodganovic, dëshmon këto sëmundje të Millosheviq.
Ai po përgjigjej në një kërkesë të Borisav Joviq.
Nga dokumentacioni mjekësor i Millosheviq ishte zbuluar se ai vuante ‘nga disa sëmundje, dy prej të cilave ishin psikopatia skizofrenike 295 de diabeti 250.9’.
‘Mjekët vlerësojnë statusin shëndetësor të Millosheviqit si shumë të vështirë dhe kapaciteti i punës së tij është ndjeshëm i reduktuar’, thuhej në letrën e nënshkruan nga Bogdannoviq e cila mban datën e 29 majit të vitit 1990.
Zivkoviq thotë se ky dokument është i saktë për shkak se ishte dorëzuar në burime konfidenciale.
“Unë nuk kam asnjë arsye të dyshoj në besueshmërinë (e dokumentit). Pse dikush tani do të kishte motiv të shpikte një korrespondencë në mes të Jovic dhe Bogdanovic për Millosheviqin. Nuk pres që Joviq të konfiromojë vërtetësinë e korrespondencës dhe të pranojë se ai po kërkonte një pasqyrë mjekësore të Millosheviqit”, tha Zivkoviq për Kurir.
Babai i Millosheviq, prift në Kishën Ortodokse Serbe kreu vetëvrasje në vitin 1962.
Nëna, Stanislava, mësuese shkolle, do të kryente vetëvrasje (varje) në vitin 1974.