fbpx

PZAP dërgon në rinumërim më shumë së gjysmën e kutive të votimit në krejt Kosovën

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) sipas afatit ligjor edhe ka publikuar vendimin pasi ka shqyrtuar 100 ankesat e partive politike dhe kandidatëve të cilët kanë shprehur pakënaqësi me rezultatet përfundimtare të KQZ-së.

Përveç anulimit të votave të ardhura nga Serbia, PZAP ka vendosur që t’i dërgojë në rinumërim edhe më shumë se gjysmën e gjithë vendvotimeve.

“Prej 100 ankesave PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve”, thuhet nga PZAP.

Kështu me këtë vendim të PZAP-së i bie që në rinumërim shkojmë më shumë se gjysma e vendvotimeve.

Në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit kanë qenë të hapura gjithsej 2 mijë e 547 vendvotime.

Kujtojmë se në këto zgjedhje për Kuvendin e Kosovës, garojnë 20 parti, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur.

Ndërkaq numri i qytetarëve në gjithë Kosovën, cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet e sivjetme ka arritur gati në 2 milionë, saktësisht janë 1,937,868 qytetarë me të drejtë vote.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Gati ishin përleshur, tash Daut Haradinaj bën një postim për Rexhep Selimin

Tjetra

PZAP anulon votat e ardhura nga Serbia, Nisma do të hyjë në Kuvend me 6 deputetë

TË FUNDIT NGA RUBRIKA