fbpx

PZAP jep vendimin për Prishtinën, Prizrenin dhe pesë komunat e tjera

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka hedhur poshtë ankesat e LDK-së lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të raundit të dytë në Prishtinë, Dragash dhe Kamenicë.

PZAP po ashtu ka hedhur poshtë ankesat e PDK-së për Prizren, Rahovec dhe Klinë. Po ashtu ankesa e paraqitur për kryetar të komunës së Shtimes është hedhur si e palejuar.

Më poshtë njoftimi i plotë i PZAP-së:

Ju informojmë se PZAP-i ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-se për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve komunale te 22 tetorit 2017 për Raundin e Dytë për Kryetar te Komunave të mbajtura me 19.11.2017.
PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur si ne vijim:
a) Apeli për komunën e Prishtinës një pjese e apelit është hedhur si e palejueshme dhe një pjese e apelit është refuzuar si i pa bazuar,
b) Apeli për komunën e Dragashit është refuzuar si i pa bazuar,
c) Apeli për komunën e Kamenicës është hedhur si i pasafatshëm .
PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur si në vijim:
a) Apeli për komunën e Prizrenit është hedhur si i palejuar,
b) Apeli për komunën e Rahovecit një pjesë e apelit është hedhur si e palejueshme dhe një pjese e apelit është refuzuar si i pa bazuar,
d) Apeli për komunën e Klinës është hedhur si i palejuar.
Apeli i paraqitur nga kandidati i pavarur për kryetar te komunës së Shtimes është hedhur si i palejuar.
Kundër këtyre vendimeve është e lejuar ankesa brenda njëzetekatër (24) orëve nga momenti i pranimit të vendimit nga pala ne Gjykatën Supreme të Kosovës. Gjykata Supreme duhet te vendos lidhur me ankesat brenda 72 orëve.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Default thumbnail
Paraprak

Veseli: Qëndrimi i PDK-së është i qartë, Marrëveshja për Demarkacionin duhet të kalojë

Tjetra

Thaçi thirrje të gjithë deputetëve që të bashkohen për ratifikimin e Demarkacionit

TË FUNDIT NGA RUBRIKA