fbpx

PZAP vendos sot rreth ankesave të LDK’së në Istog

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sot do të marrë vendim për ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që supozon se ka pasur manipulime në votat përmes postës në Istog.

Mulë Desku nga PZAP’ja thotë se sot do të merret vendimi për ankesat e dërguara nga LDK’ja, pas numërimit të votave me kusht dhe votave përmes postës.


Partia e Isa Mustafës, kandidati i së cilës doli fitues pas numërimit të votave nga balotazhi i 19 nëntorit, nuk po e pranon rezultatin që doli me numërimin e votave përmes postës, që pothuajse të gjitha i shkuan Gani Dreshajt të AAK’së.

Votat përmes postës përmbysen rezultatin në Istog, duke dalë fitues Dreshaj.

Sipas LDK’së, votat përmes postës në Istog duhet anuluar, pasi ka pasur manipulime. Për këtë, LDK edhe u ankua në PZAP.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Roboti i parë që mori nënshtetësinë trondit botën: Dua të bëj fëmijë!

Tjetra

Valdete Daka tregon se kur publikohen rezultatet përfundimtare

TË FUNDIT NGA RUBRIKA