Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektbuxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, i cili parasheh shpenzime në vlerë 2 miliardë e 365 milionë Euro.
Dokumentin i cili është siguruar nga redaksia përmban rreth 500 faqe dhe në brendësi së këtij dokumenti ndodhen tabelat që përmbajnë projektet kapitale të parapara për t’u realizuar dhe buxheti mbështetës për to, sikur edhe linja të tjera për secilën agjenci buxhetore veç e veç.
Në analizën e bërë këtij dokumenti nga redaksia e Neogazeta, theksojmë disa shuma nga shpërndarjet e këtij buxheti nëpër institucione.
Sipas këtij dokumenti Zyra e Kryeministrit do të mund t’i shpenzojë rreth 18 milionë Euro, e që është katërfishi i sa mund të shpenzojë zyra e Presidentit të Kosovës që është rreth 4 milionë Euro.
Kuvendi do të ketë limit buxhetor shumën prej rreth 11 milionë Eurove, ndërkaq kabineti i Kryeministrit atë prej rreth 3 milionë Eurove.
530 milionë euro pritet ti ndahen Komunave të Kosovës respektivisht nivelit lokal ndërkaq shuma e cila do ta ketë në dispozicion niveli qëndror është pjesa prej 1 miliardë e 600 milionë Eurove.
NEOGAZETA