fbpx

Qeveria ua paguan faturat e ujit familjeve me asistencë sociale

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që familjeve që plotësojnë kushtet për asistencë sociale, t’ua paguajë borxhin ndaj ndërmarrjeve të ujësjellësit.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se këtë vendim, e ka marrë pas rekomandimeve të Këshillit Ndërministror i Ujërave.

“Krahas vendimeve të rëndësishme dhe përpjekjeve për të qenë sa më afër qytetarëve të vendit, pas rekomandimeve nga Këshilli Ndërministror i Ujërave, kam marr vendim që familjeve, të cilat i plotësojnë kushtet për asistencë sociale, t’ua paguajmë detyrimet ndaj ndërmarrjeve që ofrojnë shërbime të ujit.

Qeveria e Kosovës ka për qëllim ngritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit dhe vendimi i djeshëm, është përpjekja e radhës në këtë drejtim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Philip Kosnett Ambasadori i jashtezakonshem: Zyrtarët e korruptuar në burg

Tjetra

Kosova nuk ka as plan as zgjidhje për ndotjen e ajrit

TË FUNDIT NGA RUBRIKA