fbpx

Qeveria: Vizat hiqen më shpejt sesa mendojnë pesimistët

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Ndonëse kishte premtuar liberalizimin e vizave para se të vijë në krye të ekzekutivit, premtimi i kryeministrit Ramush Haradinajt ka mbetur ende vetëm një zotim. Por pavarësisht këtyre deklarimeve, nga zyra e kryeministrit insistojnë se vizat do të hiqen më shpejt sesa që sipas tyre mendojnë pesimistët.

Ramush Haradinaj premtoi se liberalizimi i vizave për kosovarët do të ndodhte brenda tre muajsh pas marrjes së ekzekutivit, nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.

Por edhe brenda kësaj periudhe, qytetarët vazhdojnë të mbesin të izoluar. Ndërkohë që nga Qeveria e Kosovës thonë se procesi i cili ka stagnuar që nga viti 2014, do të ndodhë shumë shpejt sesa që mendohet.

“Qeveria e Kosovës e ka përshpejtuar adresimin e çështjes së demarkacionit të kufirit duke lëvizur përpara me veprime konkrete nga pika zero, ku ka stagnuar që nga viti 2014. Liberalizimi i vizave do të ndodhë më shpejt sesa pritjet e pesimistëve”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Komunikim të kryeministrit Haradinaj për “Zërin”.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Publikohen pamjet: Kim Jong-un mbikëqyr lëshim e raketës që mund të godasë SHBA-në

Tjetra

Haziri: Çështja e kryetarit të Prishtinës ende s'ka përfunduar

TË FUNDIT NGA RUBRIKA