Ramush Haradinaj: Dashuria dhe besnikëria e Kosovës ndaj Amerikës, e përhershme

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim me dyer të mbyllura delegacionin e Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatori James Inhofe.

Haradinaj është shprehur se, dashuria dhe besnikëria e Kosovës ndaj Amerikës është e përhershme.

“Inkurajim i fuqishëm që të qëndrojmë në vlerat tona të përbashkëta dhe për ta avancuar pozitën e gjithanshme të Kosovës. Dashuria dhe besnikëria e Kosovës ndaj Amerikës është e përhershme. Zoti e bekoftë miqësinë tonë!”, ka shkruar shkurt në Facebook kryeministri.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com