fbpx

Ramush Haradinaj për arkivolin para Qeverisë: Ishte aksion me mesazh

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, thotë se janë arrestuar tre aktivistët e partisë së tij për shkak të një “aksioni simbolik”.

Haradinaj thotë se duke u arrestuar aktivistët që vendosën një arkivol para Qeverisë si protestë kundër heqjes së tarifës ndaj produkteve serbe, Kryeministri Albin Kurti po dëshmon shkeljen flagrante të parimeve të tij të dikurshme.

“Dënoj ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjëve të AAK-së, Naim Ramizi, Musa Lekaj, dhe Edonis Kamberi, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë. Trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi”, ka shkruar Haraidnaj.

Ish-kryeministri Haradinaj ka kërkuar që menjëherë të lirohen aktivistët e AAK’së.

“I bëjmë thirrje pushtetit dhe institucioneve të rendit, që të lirojë menjëherë aktivistët e arrestuar, dhe të mos ua shkelë të drejtën e garantuar të kundërshtimit paqësor e politik qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shkroi Haradinaj.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Paralajmërimi final i Ramush Haradinaj: Nuk është mirë të largohet taksa

Tjetra

Vjen një letër publike për Ramush Haradinaj

TË FUNDIT NGA RUBRIKA