fbpx

Ramush Haradinaj: Taksa nuk ka të bëjë me Amerikën, por me Rusinë e Serbinë

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryeministri Ramush Haradinaj ka ritheksuar edhe një herë të mërkurën se taksa prej 100 për qind ndaj produkteve të cilat importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk do të hiqet pa pasur njohje të Republikës së Kosovës nga Serbia.

Kryeministri gjatë vizitës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), ka saktësuar se taksa nuk është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ka të bëjë me Serbinë dhe Rusinë.

“Sot e heqim nëse ka marrëveshje për njohje, por jo në shkurt, por mund të mos e heqim asnjëherë nëse Serbia nuk është e gatshme me e njoh Kosovën. Kjo nuk ka të bëjë me Amerikën ka të bëjë me Rusinë e Serbinë”, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj.

Sipas tij, nesër do ta shohim fytyrën e vërtetë të Serbisë, gjatë vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin.

“Ne jemi kufi me Serbinë e Rusinë, fytyra e Serbisë cila është e shihni nesër me Putinin në Beograd. Fytyra jonë e dini cila është. Mos u mërzitni për këtë”, theksoi Haradinaj.

Ndryshe Qeveria të martën ka vendosur që të gjitha mallrat që kanë hyrë në Kosovë para datës 21 nëntor kur edhe është vendosur taksa prej 100 për qind, do të vlejë vetëm taksa prej 10 për qind.

Ndërsa sipas raportimeve në media SHBA ka kërkuar që menjëherë të hiqet taksa në të kundërtën kjo e fundit nuk do të përkrah FSK-në në ngritjen e kapaciteteve, por mbështetja do të zvogëlohej edhe në sferat e tjera.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

LDK kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga njëra pozitë

Tjetra

Behgjet Pacolli: Kosova nuk mund ta refuzojë kërkesën e Amerikës për taksën

TË FUNDIT NGA RUBRIKA