fbpx

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian optimist se vizat mund të hiqen në 2019

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Igor Sholtes, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka pranuar se te disa shtete anëtare të BE-së kanë mëdyshje sa i përket heqjes së vizave për Kosovën.

Megjithatë, ai shpreson se liberalizimi i vizave do të ndodhë në fund të mandatit aktual të Parlamentit Evropian. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen në maj të vitit 2019.

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian Igor Sholtes ka pranuar se disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë mëdyshje sa i përket heqjes së vizave për Kosovën, por, sipas tij, çështja e vizave nuk ka nevojë të kalojë në Këshillin e Ministrave të BE-së me shumicë absolute të votave.

Sholtes i ka sugjeruar ministres kosovare për Integrime Evropiane Dhurata Hoxhës t’i takojë ministrat e shteteve që hezitojnë të votojnë në favor të regjimit pa viza, për t’i bindur ata se kosovarët e meritojnë të udhëtojnë lirshëm në BE.

Kam këshilluar gjithashtu ministrat nga Kosova të punojnë ngushtë me ambasadat e me ministritë e atyre vendeve dhe të mundohen të ndikojnë në vendimin përfundimtar të përfaqësuesve të shteteve anëtar dhe nëse për asgjë tjetër, ky do të ishte një vendim i drejtë për t’u bërë

thotë mes tjerash eurodeputeti Sholtes.

Politikani slloven thotë se zvarritja trevjeçare e miratimit të Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës e ka zgjatur procesin e liberalizimit të vizave për vendin, ndonëse shpreson që liberalizimi i vizave të ndodhë deri në fund të këtij mandati të Parlamentit Evropian. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen në maj të vitit 2019.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Rexhep Selimi: Nuk do ta rrëzojmë qeverinë me votat e Listës Serbe

Tjetra

Intervistohet Shpend Maxhuni për rastin e dëbimit të gylenistëve

TË FUNDIT NGA RUBRIKA