fbpx

Reagon Vuçiq pas takimit Thaçi-Putin; është sikur unë ta takoj Trumpin

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

“Ne jemi të kënaqur me çdo fotografi, por secili ka politikën dhe pozicionin e vet, siç e ka Serbia”.

Këto janë fjalët e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me fotografinë në të cilën janë parë bashkë, presidenti rus, Vladimir Putin, si dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Thaçi mund të ndjekë Putinin sa të dojë, por nuk do të ketë mbështetje për asgjë, nëse Serbia nuk pajtohet”, citojnë mediat serbe, presidentin serb, në një konferencë për shtyp, i cili ka shtuar se “jemi shumë larg nga pajtimi”.

“Nëse unë takohem me Trump nuk do të thotë se SHBA do të ndryshojë mendimin e vet për Kosovën, siç nuk mund ta ndryshojë fakti se Trump tha se serbët janë një komb i madh”, është shprehur tutje Vuçiq.

Ai është aq i bindur se Rusia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj dhe, siç ka qenë deri tani, të jetë me Serbinë.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Ramush Haradinaj: Nuk do të hezitojmë ta shkarkojmë Presidentin nese është nevoja

Tjetra

Gazetari i njohur Tim Judah flet për mesazhin e takimit Thaçi-Putin; Rusia po e përdor ndryshimin e kufijve për qëllimet e veta

TË FUNDIT NGA RUBRIKA