fbpx

RENEA vret grekun që qëlloi kundër policisë shqiptare

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Pas thirrjeve për tu dorëzuar, 35-vjeçari grek Kostandinos Kaçifas, ka qëlluar sërish në breshëri ndaj policisë, gjë që ka bërë që edhe policia të kundërpërgjigjet.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe 35-vjeçarit, ka humbur jetën ky i fundit, i cili u raportua paraprakisht si i arrestuar, por ka qenë policia që në versionin zyrtar, bën me dije se ai ka humbur jetën.

Kaçifas u lokalizua pranë depos së ujit në Bularat të Gjirokastrës.

Kujtojmë se 35-vjeçari grek që hapi zjarr sot ndaj policisë shqiptare e kishte paralajmëruar sulmin e tij 5 ditë më parë, në datën 23 tetor, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Teksa shfaqet duke pozuar me flamurin e Viorio-Epirit, duket se i riu e kishte paralajmëruar ngjarjen në fjalë, ai shkruan “Grek ose vdekje”.

“Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa nikoqirët. Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore (nuk do bëj sehir). Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë. Grek ose vdekje!”, shkruante Kostandinos Kaçifas në Facebook.

Pas breshërisë me kallashnikov mbi policinë e Gjirokastrës, në operacion janë angazhuar forcat RENEA nga Tirana për kapjen e tij. Vendodhja e tij u lokalizua, gjë që solli më pas fundin e rezistencës së 35-vjeçarit.

Kaçifa qëlloi me armë zjarri ditën e some në Bularat drejt policisë shqiptare, ndërsa po zhvillohej ceremonia për ushtarët e rënë grekë gjatë luftës së dytë botërore.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Sot shqyrtohet kërkesa e LDK-së për seancë të jashtëzakonshme

Tjetra

Haradinaj: Vizat para Vitit të Ri

TË FUNDIT NGA RUBRIKA