fbpx

Rexhep Boja: Unë e lava xhenazen e Ibrahim Rugovës

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Një kohë të gjatë është spekuluar se Ibrahim Rugova është konvertuar në fenë katolike. Madje, mediat kishin shkruar se ish-presidenti është pagëzuar me emrin Pjetër. Por, në një prononcim, Rexhep Boja, ish-kryetar i BIK-ut, u dha fund krejt këtyre spekulimeve. Tha se ai ia lau xhenazen Rugovës.

Po, unë ia kam la xhenazen edhe ja kam falë namazin e xhenazes presidentit Rugova

tha Boja. Duke mohuar zërat që presidenti ishte konvertuar në fenë krishtere.

Ky debat u hap edhe mbrëmë në emisionin ‘Pressing’, i ftuar ishte edhe kryeimami i Kosovës Naim Tërnava.

Lidhur me temën, Tërnava tha se Rugova është varrosur me ceremonitë fetare islame.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Largimi i UNMIK'ut nga Kosova do ta hidhëronte Beogradin

Tjetra

CIA zbulon dosierin sekret për Hitlerin: Ishte biseksual

TË FUNDIT NGA RUBRIKA