fbpx

Rezoluta e LDK nuk kalon! Merr vetëm 50 vota për

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Në seancën e sotme deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk miratuan Projekt-Rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me “angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’.

Me 50 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim nuk u miratua Projektrezoluta e LDK-së.

Ndryshe, kundër Rezolutës ishin PDK, AAK dhe Nisma, ndërsa pro Rezolutës kanë votuar deputetët e LDK-së, Vetëvendosjes dhe PSD-së.

Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se edhe pas takimit me shefat e Grupeve parlamentare nuk kanë arritur t’i harmonizojnë qëndrimet rreth Rezolutës.

Nuk kemi arritur të dakordohemi…

tha ai.

Por, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi tha se PDK-ja, nuk do ta përkrahë këtë rezolutë.

E them më keqardhje që nuk pat vullnet që të ketë dakordësim. Insistimi që rezoluta të ketë vetëm një pikë, dhe jo pika tjera nga koalicioni. Na vjen keq por nuk heqim dorë dhe nuk dorëzohemi që megjithatë të gjejmë një mundësi për ta harmonizuar. Ne nuk do të marrim pjesë fare në votim

ka thënë Krasniqi.

Shefi i Grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca tha se situata në të cilën gjendet vendit kërkon masa preventive, ku sipas tij, presidentit Thaçi duhet t’i ndalohet të merret me çështjen e dialogut me Serbinë.

Ndërkaq, shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi theksoi se askush nga personalitetet shtetërore nuk ka të drejtë të bisedojë për territorin e Kosovës. Ai tha se askush nuk ka të drejtë të diskutojë për territorin pasi kjo çështje është e rregulluar me Kushtetutën e Kosovës.

Unë konsideroj që është e kotë të flasim për unitet, për harmonizim të qëndrimeve e në të njëjtën kohë pozicionohemi vetëm për atë çfarë them unë ose tjetri

tha Isufi.

Edhe Dardan Sejdiu nga PSD-ja tha se janë pro Rezolutës, ndonëse nuk e përkrahin barrikadimin në propozime.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Nismas, Bilal Sherifi ka theksuar se nuk kanë arritur t’i harmonizojnë qëndrimet për Rezolutën e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Ai në foltoren e Kuvendit ka thënë se propozuesit e Rezolutës janë barrikaduar për propozimin e tyre.

Ne ishim në gjendje të heqim dorë nga disa pika që i kemi propozuar. Ne nuk kishim Rezolutë në vete për të propozuar, dhe ne nuk erdhëm me kundër-rezolutë, por me propozimin e pikave që ishim të gatshëm t’i diskutojmë

ka shtuar Sherifi.

Rezoluta e propozuar nga LDK kishte vetëm një pikë, e që e definon territorin si të pandashëm, ku as presidenti dhe askush tjetër nuk ka mandat për të diskutuar për territorin e Kosovës.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Thaçi dhe Bërnabiq kritikojnë Gjermaninë

Tjetra

PDK nuk merr pjesë në votim, thonë se nuk ka gatishmëri për një rezolutë të përbashkët

TË FUNDIT NGA RUBRIKA