fbpx

Rezoluta për shtesat e fëmijëve nuk futet në rendin e ditës

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Edhe pse ka disa javë qe është përmendur si iniciativë, miratimi i rezolutës për shtesat e fëmijëve nuk ka gjetur vend si pikë e rendit të ditës në seancën e mbajtur sot të Kuvendit e Kosovës.

Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, nuk ishte futur në rend të ditës Rezoluta për shtesat e fëmijëve, propozuese e së cilës ishte Donika Kadaj-Bujupi, deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkaq, po sot është mbajtur vazhdimi i seancës me 20 pika të tjera, derisa kanë mbetur edhe dy pika të tjera për diskutim, deri në përmbyllje të kësaj seance.

Shtesat nuk kanë qenë në rend ditë në seancën e fundit, kanë qenë përpjekje për tu futur në rend të ditës, meqë sot ka qenë vazhdim i seancës do të thotë e keni pa që në seancën e fundit i kemi kalu 23 pika, e sot i kemi kalu edhe 20 tjera, konkretisht kemi mbërri te pika 43, edhe dy pika tjera përfundon kjo seancë. Pastaj, krejt proceduralisht mblidhet kryesia edhe në seancën e radhës vendosët për votim rezoluta për shtesat e fëmijëve

ka treguar Kadaj.

Që nga koha kur edhe u inicua si propozim, deputetë të ndryshëm dhe përfaqësues të OJQ-së, konsideruan se shuma e përfolur prej 10-eurove nuk është edhe aq e favorshme. Nga ana e saj, Kadaj-Bujupi ka ftuar të gjithë ata që konsiderojnë se kjo është shumë e pamjaftueshme, të angazhohen për më shumë sa i përket kësaj çështje.

Kushdo që konsideron se është e pamjaftueshme unë i thërras me u angazhu për ma shumë, kjo çështje nuk i takon një subjekti ose një deputeti, ne kemi fillu me 10 euro sepse buxheti nuk e përballon një shumë të lartë, e për 500 mijë fëmijë të Republikës së Kosovës, nënkuptohen rreth 50 milionë euro të buxhetit, pra rreth 3% të buxhetit të përgjithshëm vendit që është një shumë kogja e madhe.

ka vlerësuar tutje ajo gjatë intervistës.

Sipas Kadaj, nisma e tillë është paraparë të rritet me kalimin e viteve, porse aktualisht këto janë mundësitë e vetme.

Është një nismë e cila përgjatë viteve edhe do të rritet, me rëndësi është që ne në seancën e radhës të kemi përkrahjen e të gjithë deputetëve edhe të atyre që janë skeptik me shumën, sepse ne të gjithë pajtohemi se shuma nuk është e lartë, mirëpo për momentin kjo është mundësia e vetme.

vlerësoi Donika Kadaj – deputete e Kuvendit të Kosovës nga AAK.

Proceduralisht, pritet nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës të fusë në rend në seancën e radhës, çështjen e shtesave për fëmijët.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Të dielen ndryshon ora, kjo mund të jetë hera e fundit e ndryshimit të orës dimërore

Tjetra

Ismet Beqiri kritikon bashkëpartiakët e tij, thotë se po marrin vota duke sulmuar LDK-në

TË FUNDIT NGA RUBRIKA