fbpx

Rihanna “kopjon” veshjen e Adelina Ismajlit

Facebook
Shperndarje

Ajo është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera e më të suksesshme në estradën tonë dhe jo më kot cilësohet si ‘diva e muzikës shqiptare’.

Fjala është për Adelina Ismailin, të cilën deri më tani e kemi parë në stile të ndryshme si në interpretim e po ashtu edhe në paraqitjet e saj – ekstravagante dhe mjaft të veçanta.

Ndonëse viteve të fundit, ka treguar se është shumë më e përkushtuar në familje, në muajin maj 39-vjeçarja solli projektin e ri muzikor “Qikat” në bashkëpunim me reperen Rina Balaj.

Krahas projektit, këngëtarja Ismaili rrëmbeu vëmendje me dukjen glamuroze në njërën pjesë të klipit e veshur me një fustan të shkurtër të zi.

Pikërisht ky fustan i saj i punuar nga kreatorja nga Prizreni, Lena Berisha, u bë shkak i ‘kopjimit’ nga ylli me famë botërore, Rihanna. Kjo u bë e ditur nga vet artistja, e cila ka ndarë disa postime në InstaStory dhe ka bërë krahasimin mes tyre.

Lajmi paraprak

Kështu ka zgjedhur Rita Ora ta urojë motrën e saj për ditëlindje

Lajmi tjetër

Performanca e "nxehtë" e Rita Orës nga Meksika (Foto)

MË TË FUNDIT nga KATEGORIA