Rita Ora dhe Dua Lipa janë ndër këngëtaret më të ndjekura dhe të pëlqyera të momentit në mbarë botën.
Të dyja shqiptare dhe shumë të lidhura me origjinën e tyre. Sa herë që u jepet mundësia ato shprehen mjaft krenare prej nga vijnë. Por media dhe publiku ka kuptuar se ka diçka mes tyre që nuk i shohim bashkë edhe pse mund të jenë në po të njëjtin event.
Së fundmi Rita Ora ka folur sërish për Kosovën në intervistën e radhës, por mund të shihet edhe si një ‘kunjë e vogël’ për Duan, duke bërë të ditur se ajo është shqiptarja e parë nga Kosova me famë ndërkombëtare dhe me të drejtë e thotë.
Ajo po promovon albumin e saj më të ri që pritet të publikohet së shpejti, por Rita Ora nuk po e humb rastin ta përmend Kosovën dhe të flasë për vendin e saj.