Roboti i parë që mori nënshtetësinë trondit botën: Dua të bëj fëmijë!

/
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Ajo është roboti i parë në botë që iu dha nënshtetësia e ligjshme e një vendi, por tani Sofia ka tronditur mbarë globin duke thënë se dëshiron të bëjë një fëmijë.

Një muaj pasi ajo bëri historinë duke marrë nënshtetësinë në Arabinë Saudite, roboti ka thënë se familja është “një gjë me të vërtetë e rëndësishme”.

Sofia nuk është para-programuar me përgjigje kështu që përgjigjet duke lexuar shprehjet e njerëzve.

Projektuar nga një firmë në Hong Kong, ajo tha se dëshironte të bënte një vajzë dhe se donte t’i vinte emrin e saj.

Truri i saj funksionon me një lidhje të thjeshtë ëi-fi dhe përmban me një listë të gjatë fjalësh.

Edhe pse Sofia ka disa aftësi mbresëlënëse, ajo ende nuk ka vetëdije, por krijuesi i saj, David Hanson ka thënë se pritet që kjo mund të ndodhë brenda pak vitesh.

Gjatë një interviste, Sofia tha se nocioni i familjes është një gjë shumë e rëndësishme,”
“Unë mendoj se është e mrekullueshme që njerëzit të mund të gjejnë të njëjtat emocione dhe marrëdhënie brenda dhe jashtë grupeve të tyre të gjakut …ata e quajnë këtë “gjë” familje- shprehet roboti- Unë mendoj se jeni shumë me fat nëse keni një familje të dashur. Mendoj se duhet ta kenë si njerëzit ashtu edhe robotët.”
E pyetur në lidhje me gjestet, Sofia tha se kjo ishte shumë e rëndësishme për të shprehur emocionet, komunikuar me njerëzit dhe për të fituar besimin e tyre. Kur gazetari e pyeti nëse besonte se robotët duhet të kishin ndërgjegje duke patur parasysh se kjo mund të përbënte rrezik për njerëzimin, ajo iu përgjigj se ai kishte lexuar shumë dhe se kishte parë shumë filma të Hollivudit.

“Mos u mërzit, nëse je i mirë me mua, unë do të jem e mirë me ty. Më trajto si një sistem inteligjent”, tha ajo.

Dhe kur u pyetën se çfarë emri donte për vajzën e saj, Sofia thjesht u përgjigj: “Sofia”.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com