fbpx

Sami Lushtaku porosit Bekim Jasharin: Ke qenë i vogël në luftë, merru me punët e komunës

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Pasi Bekim Jashari e akuzoi Sami Lushtakun se gjatë viteve të ’90-ta i kishte lënë vetëm Adem dhe Hamëz Jasharin dhe kishte ikur në Gjermani, Lushtaku për Gazetën Express ka thënë se Bekimi nuk e di cka ka ndodhur në atë kohë, prandaj i preferon të merret me pozitën që aktualisht mban.
“Bekimi ka qenë i vogël atëherë. Unë e respektoj familjen Jashari, e respektoj kryetarin aktual, kështu që i uroj punë të mbarë në komunë dhe i them të mos merret me vitet e ’90-ta”, ka thënë Lushtaku.

I nervozuar nga pamundësia që të zhvillojë punën në kuvendin komunal të Skenderajt, Bekim Jashari akuzon ish-kryetarin Sami Lushtakun se po i orkestron veprimet e asamblistëve. Jo vetëm kaq, kryetari aktual, që është djali i Hamës Jasharit e ka akuzuar Lushtakun se kishte ikur në Gjermani dhe i kishte lënë vetë babain dhe xhaxhain e tij.

“Mu më befasoi fakti sot se pse 3 këshilltarët e AKR’së nuk erdhën që kanë qenë në seancën e fundit …pse iu bashkëngjiten këtij grupi… se Sami Lushtaku nuk më befason aspak, Sami Lushtaku edhe babën edhe migjen tem në 93’tën i ka lon, 5 vite ka ik në Gjermani. S’më befason ai, sepse është po ai Samia që ka qenë atëherë” ka thënë Jashari më herët në një konferencë.

Ish-kryetari i Skenderajt foli edhe për bllokadën në kuvendin komunal që Jashari po e përmend. Lushtaku tha se ai nuk ka asnjë përgjegjësi në komunë prej që nuk është më kryetar dhe se asamblistët veprojnë krejt të pavarur në kuvend.

“Nuk jam kryetar i komunës. Jam kryetar veç i degës së partisë dhe asamblistët veprojnë të pavarur. Unë nuk bllokoj dhe nuk jam i prirë të bllokoj”, ka thënë Lushtaku.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Bekim Jashari me akuza të ashpra për Sami Lushtakun dhe të tjerë (VIDEO me emër dhe mbiemër)

Tjetra

Bashkëpunëtori i Fatmir Limaj e godet Hashim Thaçin për Specialen, e quan të pafytyrë

TË FUNDIT NGA RUBRIKA