fbpx

Selimi: Maxhuni nuk e ka kaluar testin e Verifikimit të Sigurisë që e bën AKI’ja

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Shpend Maxhuni, i cili që nga sot është emëruar në drejtor të AKI-së nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj nuk e ka kaluar testin e Verifikimit të Sigurisë që AKI-ja ua bën zyrtarëve të shtetit dhe atyre të sigurisë.
Kështu tha sot deputeti i VV-së Rexhep Selimi në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për raportin e Progresit, përcjell kp.

Selimi tha se derisa një numër i vogël I deputetëve janë duke diskutuar në seancë, krerët më të lartë të shtetit e kanë zgjedhur për drejtor të AKI-së një person i cili nuk e ka kaluar verifikimin po nga ky institucion të cilin që nga sot do ta drejtojë ai

Sot, Presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, morën vendim për emërimin e Shpend Maxhunit, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Ekskluzive: Presidenti Thaçi çon në AKI Shpend Maxhunin

Tjetra

Driton Selmanaj: Me emërimin e Shpend Maxhunit në AKI po konsolidohet kapja e shtetit

TË FUNDIT NGA RUBRIKA