Mytaher Haskuka nga VV ka marrë 385 vota ndërsa Shaqir Totaj nga PDK ka marrë 452 vota. Pra Totaj ka marrë 67 vota vota më shumë nga numërimimi i votave me kusht dhe me postë.
Megjithatë fitorja i takon Mytaher Haskukës pasi printe për 329 vota më shumë sesa Totaj nga rezultati preliminar i KQZ-së në Prizren.
Mytaher Haskuka do të udhëheqë me Prizrenin për katër vitet e ardhshme, më parë ky qytet është konsideruar si bastion i PDK-së.
Haskuka ka mbajtur pozitën e deputetit në dy mandatet e fundit në Parlamentin e Kosovës.
Prej vitit 2007, Prizreni është udhëhequr prej Ramadan Mujës së PDK’së derisa më herët ishte udhëhequr prej Eqrem Kryeziut të LDK’së.