fbpx

SHBA konfirmojnë mbështetjen për Kosovën dhe ushtrinë e saj në OKB, kërkojnë tërheqjen e UNMIK-ut

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar edhe njëherë mbështetjen e madhe për Kosovën.

Në Këshillin e Sigurimit, përfaqësuesi i SHBA’së, Jonathan Cohen bëri të ditur se Amerika fuqishëm përkrahë transformimin e FSK-së në Ushtri.

“Mendojmë që UNMIK-u ka përmbushur misionin e vet dhe duhet të tërhiqet. SHBA-të mbështesin edhe transparencën në transformimin e FSK-së në një Ushtri në mbrojtje të territorit. Ne apelojmë që të mënjanohet retorika e ashpër”, tha Cohen në OKB.

Gjithashtu, Cohen tha se ata përkrahin një marrëveshje afatgjate mes dy vendeve( i referohet marrëveshjes përfundimtare), Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu, ai u bëri thirrje të gjitha shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më parë një gjë tillë.

Tutje, i njëjti kërkoi që Kosova të përkrahet në Inteprol, duke shtuar se i plotëson të gjitha kushtet.

Ndërsa, shtoi se të dy vendet nxiten të punojnë për njohje reciproke..

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Drita Hajdari flet për ish-prokurorin Blakaj, thotë se ai kishte presione dhe se i dërgonte fëmijët me polici në çerdhe

Tjetra

Arrestohen zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, dyshohet se kanë keqmenaxhuar mbi 1 milion Euro

TË FUNDIT NGA RUBRIKA