Reshjet e mëdha të shiut kanë bërë që të bllokohen banorët e lagjes “Emshir” në Prishtinë. Në vendin e ngjarjes janë edhe policia dhe zjarrfikësit.
Gjatë ditës së djshme dhe sot ka rënë shi pandërprerë, kjo ka shkaktuar që shumë rrugë të përmbyeten nga reshjet e mëdha.
Ndërkaq Ministria e Infrastrukturës njofton të gjithë qytetarët dhe shfrytëzuesit e aksit rrugor Prishtinë – Ferizaj, se si pasojë e reshjeve të shtuara atmosferike në dy ditët e fundit në vendin tonë, ka ardhur deri te rrëshqitja e dheut në vendpunishten e zgjerimit të rrugës në hyrje të Prishtinës, në lagjen Veternik.
“Ekipet punuese të operatorit ekonomik të kontrakutar për kryerjen e këtyre punimeve dhe zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e dëmit të mëtejshëm dhe për vendosjen e situatës në kontrollë”
thuhet në njoftim.