fbpx

Shpend Ahmeti, bashkëudhëheqës i Ekipit negociator në dialogun me Serbinë

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Shpend Ahmeti pritet të jetë bashkëkryesues i Ekipit negociator në bisedimet me Serbinë.

Burime të Telegrafit kanë bërë të ditur se po vazhdojnë takimet ndërmjet partive politike sa i përket dialogut me Serbinë.

Në Ekipin negociator do të jenë gjashtë përfaqësues nga Qeveria, pesë nga radhët e opozitës dhe një nga shoqëria civile.

Ekipi negociator pritet të finalizohet sot dhe të votohet në Kuvend.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme priten të takohen edhe shefat e Grupeve Parlamentare të disa partive politike për tu koordinuar rreth ekipit për dialogun me Serbinë.

Shefi i GP të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi ka thënë për Telegrafin se si parti janë shumë të interesuar ta hartojnë një dokument për dialogun.

Siç merr vesh Telegrafi, partitë cilat pritet të takohen për të nënshkruar një dokument për dialogun janë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma për Kosovën, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Alternativa (ALT) dhe Partia Socialdemokrate (PSD).

Ndryshe, Fatmir Limaj muaj më parë është emëruar nga Qeveria për të udhëhequr delegacionin e Kosovës për bisedime me Serbinë.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Presidenti Thaçi shpall të mërkurën ditë zie në nderim të ish-presidentit George H.W. Bush

Tjetra

Kadri Veseli udhëton për në Uashington, koordinohet për Ushtrinë e Kosovës

TË FUNDIT NGA RUBRIKA