fbpx

Shpend Ahmeti nuk e mohon mundësinë e largimit nga Vetëvendosje

/
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka folur për zhvillimet e fundit në Lëvizjen Vetëvendosje dhe punët në komunën që udhëheq. I ftuar në ‘Puls’ të KTV’së, Ahmeti nuk mohon largimin nga Vetëvendosje pas përçarjeve ndërkohë thotë se për momentin do të mbetet në Prishtinë, duke aluduar në punën që ka në komunë.
Shpend Ahmeti i cili në zgjedhjet e fundit të vitit të kaluar u rizgjodh edhe një mandat në rolin e kryetarit të Prishtinës nuk pret që përçarjet brenda partisë prej nga vjen të zgjidhen.

Shprehet i befasuar me ndodhitë në partinë që udhëhoqi Visar Ymeri, djalë i tezës së tij.

VV sipas Ahmetit zhgënjeu qytetarët.

“Kur jemi tek Lëvizja Vetëvendosje, unë jam befasuar edhe vet se çka po ndodhë brenda VV’së. Situata është këtu ku është, nuk mund t’ju gënjej as t’ju jap optimizëm që gjërat do të bëhen mirë sepse gjendja është jo e mirë. Për ato se çka kam parë dhe dëgjuar, nuk tregojnë për ndonjë përafrim të të dyja palëve. Kjo nuk do të ishte mirë të vazhdojë edhe më gjatë si njëfarë storie e prolonguar, sepse po vërehet edhe një zhgënjim i qytetarëve, me të drejtë, me atë që po ndodhë në VV. Në qoftë se palët nuk pajtohen do të ishte mirë që secila palë të vazhdojë tutje”, u shpreh kreu i Komunës, Ahmeti.

Ahmeti nuk pranoi të deklarohet se kah do të rreshtohet në rast se vjen edhe zyrtarisht deri tek ndarja e VV’së.

“Se a do të qëndroj në VV… unë po pres se nuk e kam të qartë se çka po ndodhë në VV. Arsyeja pse kam hyrë në VV ka qenë bashkimi për ta mundur të keqen, pra nga të gjitha forcat”, deklaroi Ahmeti.

“Nuk e di se çka do të ndodhë. Unë nuk mund të ndërroj mendim dhe qëndrim për asnjërin prej shokëve të mi që kam pas dhe kam në VV. Unë nuk kam njohur njerëz më të afërt në politikë se sa Albinin, Visarin dhe Dardanin. Kur dolën këto në publik isha kritik për krejt këto që dolën, unë nuk isha i përfshirë me asnjërën palë prandaj unë i kam qëndrimet dhe besimet e mia politike që do t’i shtyj pa marrë parasysh ku jam ku do të jem”, tha Ahmeti.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur edhe për ndotjen e ajrit që ditëve të fundit kaloi çdo nivel të ndotjes.

Ai tha se burimi kryesor i ndotjes është KEK’u, ku, edhe pse në tri vitet e fundit janë investuar 50 milionë euro në filtra, Ahmeti tha se nuk po shihen rezultatet.

“Burimi i dytë i ndotjes janë ngrohja alternative, pra qymyri dhe druri. KEK’u i fal nga 8 tonë qymyr çdo punëtori, pra aty janë 5 mijë punëtorë. Shumica e tyre nuk nxehen me qymyr dhe e shesin në treg”, tha Ahmeti.

Ndërsa, sipas tij, trafiku është burimi i tretë i ndotjes së ajrit dhe theksoi se një problem i rëndësishëm në këtë aspekt, e që nuk po diskutohet fare, është se “një pjese të madhe të naftës po i shtohet sulfur”.

Ndërkohë ai ka treguar edhe për sheshin më të ri në kryeqytet.

“Do të mbyllet rruga nga Hotel Grandi deri tek rruga e Katedrales. Do të bëhet parku, nga fakulteti Filologjik deri në Katedrale, dhe nën të do të jetë parkingu kryesor i qytetit. Po ashtu, do të bëjmë dhe rrugë njëkatëshe, do të motivojmë qytetarët të përdorin transportin publik. Tashmë e përfundojmë shtegun primar të biçikletave dhe do të ndërtohen 6 parkingje për biçikleta”, deklaroi Ahmeti.

Problemet në Vetëvendosje që u tha se nisën prej më shumë se një viti, dolën në publik në fund të vitit që lamë pas.

Publikimi i një mesazhi privat të Aida Dërgutit, ish-anëtare e Kryesisë së VV’së, ku ajo e quante ‘mut’ Kurtin, nxori zbuluar përçarjet brenda partisë.
Kjo shkaktoi një valë ofendimesh e kritikash në internet dhe vazhdoi me dorëheqje të shumë anëtarëve.

Kështu tani raportohet për dy grupe, krahun e Albin Kurtit dhe të Dardan Molliqajt

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Isa Mustafa ka kryer një ekzaminim të rëndësishëm sot në Gjermani

Tjetra

Zvicra është vendi më i korruptuar në botë - Ku gjindet Kosova

TË FUNDIT NGA RUBRIKA