Kryetari i Prishtinës është pyetur edhe lidhur me pozicionimin e tij brenda Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht rreshtimin e tij, tash kur ka dy taborë, por ai ka refuzuar të përgjigjet
Shtatorja e Ismaj Qemalit do të sillet në Prishtinë, ndërsa ajo e Hasan Prishtinës do të çohet në Vlorë, kanë thënë pas takimit kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.
Ahmeti ka thënë se do të vazhdohet bashkëpunimi me Ambasadën shqiptare në të gjitha aspektet, veçanërisht në atë kulturor, ndërsa ambasadori Minxhozi theksin e ka vënë edhe te bashkëpunimi ekonomik.
Në fund të konferencës, kryetari i Prishtinës është pyetur edhe lidhur me pozicionimin e tij brenda Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht rreshtimin e tij, tash kur ka dy taborë, por ai ka refuzuar të përgjigjet.