fbpx

Shpërthen satira në internet rreth takimit Thaqi-Putin, sërish pjesë edhe Behgjet Pacolli

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Pas takimit të Hashim Thaqit me Vladimir Putin i cili u prezentua sot nga Presidenti i Kosovës në faqen e tij në facebook shpërthyen kritikat dhe lavdatat ndaj këtij postimi.

Në rrjetet sociale ka pasur reagime pozitive dhe negative, pak a shum si qëndrimi i liderëve kryesorë të partive politike në Kosovë, por me pak më shumë satirë.

Përkrah reagimeve politike natyrisht se më interesantet si gjithmonë janë komentet dhe fotografitë satirike në internet rreth këtij takimi.

Një nga komentet në postimin e Presidentit i referohej deklaratave të mëparshme të Behgjet Pacollit i cili kishte thënë se e telefonon vazhdimisht Presidentin e Rusisë por ai nuk i’a hap telefonin.

E një tjetër postim interesant montazhë u postua në facebook nga një i ri nga Gjilani i quajtur Nim Shabani. Ai portretizoi Putinin si një të moshuar shqiptar me plis dhe mustaqe dhe që kërkon nga Thaqi t’ia përsërisë atë që tha.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Isa Mustafa: Mbështetjen për marrëveshje duhet ta kërkojmë nga SHBA e jo nga Rusia

Tjetra

Albin Kurti: Hashim Thaçi le të shkojë të kërkojë azil në Rusi

TË FUNDIT NGA RUBRIKA