fbpx

Shteti i Progonit – ”Arbanon” (Principata e pare Arberore)

//
Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Principata e Arbërit ose Arbëria (1190-1255) ishte një principatë autonome, shteti i parë shqiptar gjatë Mesjetës, fillimisht pjesë e Perandorisë Bizantine dhe më pas e Despotatit të Epirit. U themelua nga arhondi Progon rreth Krujës, rreth vitit 1190. Progoni u pasua nga djemtë e tij, Gjini dhe më pas Dhimitri, gjatë sundimit të së cilit principata kaloi periudhën më të mirë të saj. Pas vdekjes së Dhimitrit, i fundit i familjes së Progonëve principata u drejtua nga Grigor Kamona dhe më vonë Golemi deri në shpërbërjen e saj në vitin 1255.

Përgjatë ekzistencës së saj, principata ishte një rajon autonom nën varësinë e fuqive fqinje, fillimisht Bizantit dhe pas Kryqëzatës së Katërt, Epirit, ndërsa mbajti dhe lidhje të ngushta me Serbinë

Sipas disa studiuesve, principata e Progonit ishte shteti i parë shqiptar gjatë Mesjetës. Pipa dhe Repishti arrijnë në përfundimin se Arbëria ishte “skica” e parë e një shteti shqiptar dhe se ruante statusin gjysmë-autonom si pjesa më perëndimore e një perandorie. Sunduesit quheshin arhondë nga Bizantinët.

Para vitit 1204, Arbëria ishte një principatë autonome e Perandorisë Bizantine. Titujt arhond (i mbajtur nga Progoni) dhe panhypersebastos (i mbajtur nga Dhimitri) janë shenja të varësisë bizantine.Pas vitit 1204, shqiptarët natyralisht ndoqën Despotatin e Epirit, pasues i Perandorisë Bizantine. Mbishkrimi i Gëziqit e përmend familjen Progoni si gjyqtarë, dhe vëren varësinë e tyre ndaj Vladin dhe Xhorxhe Nemanjiç, princat e Zetes.Sunduesit ishin të lidhur me dinastinë serbe të Nemanjiçëve nëpërmjet martesave dhe aleancave.Në vitin 1252, Golemi iu dorëzua Perandorisë së Nikeas.

 

Në fillim emri Arbëri i ishte vendosur një rajoni në zonën malore në perëndim të Liqenit të Ohrit dhe luginës së sipërme të lumit Shkumbin në shekullin e 11-të p.K. Ka burime të pakta për Arbërinë. Në vitin 1166, prior Arbanensis Andrea dhe episcopis Arbanensis Lazarus morën pjesë në një ceremoni të mbajtur në Kotorr(atëherë nën Principatën e Serbisë). Një vit më vonë në 1167, Papa Aleksandri III, në një letër drejtuar Lazarus, e uron atë për kthimin e dioqezës së tij në besimin Katolik dhe e fton atë që të njohë kryepeshkopin e Raguzës si eprorin e tij. Pas një rezistence nga zyrtarët vendas, dioqeza e Arbërisë u vendos nën varësinë direkte të Papës, siç dokumentohet në një letër papnore të vitit 1188.Pak dihet për arhondin Progoni i cili ishte sunduesi i parë i Krujës dhe rrethinave,midis 1190 dhe 1198. Kalaja e Krujës mbeti në zotërimin e familjes Progoni dhe Progoni u pasua nga djemtë e tij Gjini dhe më vonë Dhimitri. Princi serb Stefan Nemanja pushtoi Pilotin (një rajon i banuar me serb ne mesjete) nga “Arbanasët” gjatë fushatës së tij jugore, pasi pushtoi Zetan(Duklja).

Dhimitri ishte i treti dhe i fundit sundues i Principatës së Arbërit nga familja Progoni, duke sunduar nga 1207 ose 1208 deri më 1216. Ai pasoi vëllain e tij, Gjinin dhe e solli principatën në pikun e saj. Ai u vetëshpall panhypersebastos dhe megas arhond. Ai mbajti marrëdhënie ndërkombëtare me Republikën e Raguzës, Republikën e Venedikut dhe Serbinë. Ai mundësoi lehtësi të mëdha tregtare në territorin e tij për Republikën e Raguzës, siç është gjendur në një dokument raguzian. Në vitin 1208, Dhimitri u martua me Komnena Nemanjiç, vajza e princit serb, më vonë mbreti Stefan Nemanjiç. Një aleancë e shkurtër u themelua mes dy vendeve midis konflikteve me Republikën e Venedikut. Martesa e Dhimitrit me Komnenën nuk përjashtoi rrezikun e zgjerimit serb drejt territoreve arbërore. Megjithatë, në vitin 1204, kërcënimi më serioz vinte nga Dukati venedikas i Dyrrahut(Durresit), një Dukat latin i formuar pas Kryqëzatës së Katërt në ish territoret e Perandorisë Bizantine. Në kërkim për aleatë, Dhimitri nënshkroi një marrëveshje me Republikën e Raguzës në 1209 dhe filloi negociatat me Papa Inoçentin III në lidhje me konvertimin e tij dhe subjekteve të tij në Katolicizëm. Kjo konsiderohet si një lëvizje me takt, të cilën Dhimitri e ndërmori për të krijuar lidhje me Europën Perëndimore kundër Venedikut. Miqësia me Papën ishte e shkurtër dhe shpejt u kthye në mospëlqim.

Pasi Dhimitri vdiq në 1215, pushteti i mbeti Komnenas, e cila shpejt u martua me grekun Grigor Kamona, i cili mori në zotërim Krujën, duke forcuar lidhjet me Serbinë, të cilat ishin dobësuar pas një sulmi sllav në Shkodër pas rënies së Durrësit venedikas. Sipas Kristo Frashërit, Kamonas u zgjodh. Komnena dhe Kamona lindën një vajzë e cila u martua me Golemin.

Dhimitri nuk kishte djalë që ta pasonte. Gruaja e tij, Komnena, u martua përsëri dhe bëri një vajzë me Grigor Kamonas. Vajza u martua me Golemin, i cili ishte Princ i Krujës dhe Elbasanit rreth vitit 1254. Gjatë konflikteve midis Mikael II Komnenos Doukas i Epirit dhe perandorit John III Doukas Vatatzes, Golemi dhe Teodor Petralifas, të cilët ishin fillimisht aleatë të Mikaelit, e dezertuan dhe iu bashkuan John III në 1252. Ai përmendet për herë të fundit në burimet midis drejtuesve vendas të tjerë, në një takim me Gjergj Akropolitin në Durrës në vitin 1256. Pushtimi fillestar Nikeas zgjati për pak kohë teksa rajoni shpërtheu në një revoltë pro-epirote që zgjati deri në 1259.

Arbëria shtrihej përtej rretheve të ditëve të sotme të Shqipërisë së mesme, me kryeqytet Krujën. Ishte një territor i vogël në shekujt e 11-të dhe 12-të, duke u shtrirë nga lumi Devoll në lumin Shkumbin. Arbëria nuk kishte dalje të drejtpërdrejtë në det. Bregdeti shqiptar i ditëve të sotme nuk kishte komunitete të dukshme arbërore përgjatë Mesjetës. Kalaja e Krujës, e ndërtuar nga bizantinët, ishte kryeqyteti i Progonit. Progoni mori zotërimin e rrethinave të kalasë të cilat u bënë të trashëgueshme. Me martesën e Komnenas me Kamonas, Elbasani u bë zotërimi i dytë më i rëndësishëm.

Arbëria ishte përfituese e rrugës tregtare Via Egnatia, e cila solli pasuri dhe benefite nga qytetërimi më i zhvilluar bizantin

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Liga e Kampioneve - Ndeshjet 22.10.2019

Tjetra

Befason Imri Ahmeti: Faji është i Vjosës asaj nuk i ka munguar mbështetja e Hazirit dhe Veliut

TË FUNDIT NGA RUBRIKA