fbpx

Slobodan Milosheviqi një kopje e keqe e Hitlerit ( 1 )

Shkruan Prof. Dr. Agim ZOGAJ

Millosheviqi, ishte më dinak sesa që mund të mendohej, prandaj kur ishte çështja e karrierës së tij personale, ai ishte tejet pragmatik, i ashpër, i pamëshirshëm duke i likuiduar edhe fizikisht kundërshtarët e vetë politik. Rasti i vrasjes së Ivan Stamboliqit, ish kryetar i Serbisë dhe personi i cili ishte më meritori që Milosheviqi u ngjit në majat e pushtetit serb është dëshmi më konkrete e psikologjisë vrastare, hitleriane të Milosheviqit.

Pse ishin vetëvra prindërit e Milosheviqit ?
Parasegjithash kush është Slobodan Milosheviqi dhe si erdhi në postet mët larta të pushtetit serb dhe atij jugosllav?
Familja e Slobodan Milosheviqit rrjedhë nga vendi i quajtur Levoreçk afër Tuzit, në Mal të Zi. Ishte pra një familje malazeze, ndonëse, vetë Milosheviqi më vonë deklarohet me përkatësi serbe, kurse i vëllau i tij Bora ( isha ambasador i Jugosllavisë në Rusi) deklarohej si malazez. Babai i tij quhej Svetozar, i cili e kishte vetvra veten, kurse e ëma quhej Stanislava dhe rrjedhte nga familja Koljenshiq. Në prag të Luftës së Dytë Botërore familja Milosheviqi ishte shperngulur në Serbi, përkatësisht në qytetin e Pozharevcit, ku Slobodan Milosheviqi kishte lindur më 20 gusht 1941.
E ëma e Milosheviqit ishte mësuese, kurse babai profesor i gjuhës ruse dhe asaj serbe. Njohësit e familjes Milosheviq i kishin përkshkruar prindërit e Milosheviqit të një natyre të rëndë, të ndërlikuar, me çka edhe shpjegohet divorci i tyre i hershëm. E ëma e tij kishte qenë komuniste, nga natyra dhe karakteri ndërsa ishte tepër e ashpër ndaj vetes dhe tjerëve, e përkushtuar djemve dhe politikisht e angazhuar. Babai i Miloshevqit i kishte urrejtur komunistët, ndërkohë që as me Kishën Ortodokse Serbe nuk kishte pasur marrëdhënie të mira. Ai ishte i njohur për oratori, virtyt ky historikisht i cilësuar tek malazezët.
Fëmijërinë dhe rininë, deri në vitet e studimeve, Milosheviqi i kishte kaluar në Pozharevc të Serbisë, në prani të nënës dhe vëllaut Borës. Pas mbarimit të luftës, babai i tij Stanislavi e kishte braktisur familjen dhe ishte vendosur në Mal të Zi.
Sipas dëshmitarëve të kohës, Milosheviqi nuk e kishte tërhequr vëmendjen e rrethit me asgjë të veçantë. Ditët e tij si gjimnazist kalojnë pa ndonjë të veçantë. E urrente sportin, nuk merrte pjesë në eskurzionet dhe pikniqet e përbashkëta cilat i organizonte shkolla, nuk merr pjesë gjithashtu edhe në takime të ndryshme të lira shoqërore të shoqeve dhe shokëve. Prandaj thuhej se ai “ nuk kishte pasur shokun e tij më të mirë”. Nga natyra ishte dukur i qetë dhe asnjëherë nuk ishte rrahur me shokë, gadi se ishte një personalitet i tërhequr, mirëpo për moshën dhe atmosferën e kohës linte përshtypje se jetës po i qaset me seriozitet dhe frikë. Është karakteristike thënia e një profsori të tij i cili kishte deklaruar se “Vetëm Slobodani kishte besim që në orët e mbrojtjës ta sillte në klasë bombëm dhe pushkën”. Një shok i tij shkolle për te kishte thënë se Milosheviqin e paramendonte si një “ shef të ardhshëm të stacionit hekurudhor ose një nëpunës pedant”.

Njohja me Mirjana Markoviqin dhe ndikimi i saj politik

Orët e mësimit, aktivitetet politike dhe njohja me Mirjana Markoviqin ( sociloge), bashkëshorten e tij të ardhshme, janë disa nga segmentet kryesore të cilat e karakterizojnë periudhën e Milosheviqit gjatë shkollimit të mesëm, pra njeriu i cili shumë vite më vonë do të jetë njeriu i parë i Serbisë, dhe personi kyq në shkatërrimin e ish Jugoslavisë titoiste. Njohësit e ndertimit të personalitetit të tij, flasin se që nga ato vite ndikimi i Mirjana Markoviqit në te ishte i fuqishëm, në shumë raste edhe vendimtar dhe fatkeqësisht i kobshëm jo vetëm për te por edhe për miliona njerëz. Ata së bashku u rritën, u shkolluan, studjuan në Beograd, dhe kishin bindje të ngjashme politike gjatë tërë jetës, edhe pasi Milosheviqi arrestohet dhe gjykohet në Hagë, si kriminel lufte.
Mirëpo, nuk duhet harruar faktin se fati i prindërve të Slobodanit dhe të Mirjanës, të cilës komunistët ia kishin pushkatuar nënën, kishte lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin shpirtëror dhe jo vetëm psikologjik të këtij qifti bashkëshortor. Ndoshta, madje, pikërisht ajo tragjedi e tyre e përbashkët prindore i kishte lidhur edhe më fuqishëm njërin me tjetrin.
Dihet se babai i Milosheviqit, si profesor i gjimnazit në Podgoricë, kishte bërë vetvrasje, në varrimin e të cilit nuk kishin marrë pjesë as gruaja e as djemt. Ndërsa dhjetë vjet më vonë, edhe e ëma e Milosheviqit, Stanislava kishte vetvarë veten. Poashtu edhe motra e babait të Milosheviqit, Darinka, e cila kishte jetuar në Vojvodinë kishte bërë vetvrasje. Dhe edhe i vëllau i të ëmës së Milosheviqit, gjeneral Milisav Koljenshiq ishte gjetur i vetvrar në shtëpinë e tij në Panqevë.
Në bazë të këtyre të dhënave për fatet personale, tragjike të prindërve dhe të afërmeve përkatësisht familijarëve të Slobodan Milosheviqit dhe Mirjana Markoviqt, jo pak analistë dhe hulumutues të biografisë jetësore të diktatorit serb, vlerësojnë se një fat i tillë tragjik, veçmas i familjes Milosheviq, më vonë, pra në kohën e sundimit të diktatorit dhe kriminelit Milosheviqi do të jetë shkas, për të gjetur lidhjet indirekte midis tragjedisë familijare dhe politikës së tij vrastare. Si duket është e vërtetë se, njerëzit të cilët kanë përjetuar drama dhe tragjedi të mëdha jetësore, shpesh në personalitetin e tyre bartin pasojat, reflektimet e atyre tregjedive të mëdha në zemrat dhe shpirtërat e tyre. Në rastin konkret kjo, pa dyshim mund ti përshkruhet Slobodan Milosheviqit por edhe bashkëshortes së tij Mirjana Markoviq, e cila pa arsye është amnistua nga veprat kriminale të bashkëshortit të saj.
Pas mbarimit të Fakultetit të Drejtesisë, Milosheviqi nuk ishte orientuar në profesionin e juristit për të cilin i kishte mbaruar studimet. Ai që herët, nga vitet e gjimnazit e kishte kuptuar faktin se duke i shërbyer regjimit mund të hapen të gjitha dyert e jetës. Që nga ditët e herëshme të shkollimit dhe veçmas pas përfundimit të studimeve Milosheviqi iu kishte përkushtruar angazhimeve politike. Për te vlente maksima: Formula e suksesit është Partia dhe pozitat udhëheqëse në te. Madje edhe në kohën kur ishte udhëheqës i bankës më të madhe dhe më të fuqishme jugosllave, “Beobanka”, Milosheviq në të njëjtën kohë ishte ushtrues i detyrës së organizatës së partisë në Qytetin e vjetër të Beogradit. Gjatë kohës së studimeve ishte njoftuar me Ivan Stamboliqin, i cili ishte përkrahësi i tij kryesor për ecjen dhe ngritje drejt majave të karrierës politike. Stamboliqi, të cilin me urdhërin e Milosheviqit në vjeshtë të vitit 2000 policia sekrete serbe e kishte ekzekutuar në një mal të Vojvodinës.

Në fund, e vrau edhe mikun e vet Ivan Stamboliqin
Pas njoftimit, gjatë viteve të studimeve, Ivan Stamboliqi dhe Slobodan Milosheviqi kishin vazhduar shoqërimin e trye e cila lidhje më vonë ishte bërë aleancë e fuqishme politike. Udhëheqës i asaj aleance ishte Ivan Stamboliqi, karriera e të cilit ecte ngadal dhe sigurt duke pretenduar që ai të zëvendësonte brezin e partizanëve udhëheqës serbë dhe madje edhe jugosllavë. Së bashku me Stamboliqin, drejt majave të karrierës, pushtetit dhe fuqisë politike po ngjitej edhe Milosheviqi. Së pari ishte zëvendës i Stamboliqt në ndermarrjen gjigante industriale serbe, “Tehngogas”, në Beograd. Kur Stamboliqi e lëshoi postin udhëheqës, Milosheviqi u zgjodh drejtor i ri i Tehnogasit. Në vitet kur Ivan Stamboliqi ishte kryetar i Qeverisë së Serbisë, Milosheviqi ishte në detyrën e re, atë të kryetarit të Beobankës, një institucion shumë i fuqishëm financiar. Bashkëpunimi i tyre, pa dyshim se vente nderlidhjet mes fuqisë politke dhe asaj ekonomike. Kur Ivan Stamboliqi në vitin 1982 u zgjodh kryetar i KQ të LK të Beogradit, Sloboda Miloheviqi u zgjodhë anëtar i Kryesisë së KQ të LK të Serbisë, me qëllim që në mandatin vijues ta ndrroj mikun e tij në krye të komunistëve të Beogradit.
Ecjet dhe ngritjet politike të Milosheviqit dhe Stamboliqit vazhdonin pa pengesa të mëdha. Ngadal por sigurt, ata po fitonin ditë e përditë fuqi më të madhe jo vetëm politike në Serbi. Në vitin 1984, Ivan Stamboliqin ishte zgjedhur për kryetar të KQ të LK të Serbisë, ndërsa shokun dhe bashkëpunëtorin e tij, Slobodan Milosheviqin e kishte zgjedhur për kryetar të LK të Beogradit. Në argumentet për zgjedhjen, emërimin e Milosheviqit në detyrën e kryetarit të LK të Beogradit, Ivan Stamboliq ndër të tjera kishte theksuar edhe kriteret sipas të cilave Milosheviqi ishte një kuadër i verifikuar, i fuqishëm, energjik, i pa kompromis etj. Dihej, se Beogradi, që nga koha e Titos identifikohej si një mjedis i ndërlikuar politikisht, si një qendër opozitare dhe “ qerdhe e armikut”. Thuhet se gadi që nuk ka pasur fjalim të Titos në të cilin ai vet nuk e kishte përmendur “ nëntokën e Beogradit”. Prandaj, ndoshta edhe për këtë, Ivan Stanboliqi e kishte zgjedhur pikërisht shokun dhe bashkëpunëtorin e tij, Slobodan Milosheviqin, për kryetar të komunistëve Beogradit. Kuptohet, në ato vite ai, pra Stamboliqi as që do të mund ta imagjinonte, se pikërisht një veprim i tij i tillë, shënonte fillimin dhe fundin e fatkeqësisë së tij dhe të miliona njerëzve të tjerë në territorin e ish Jugosllavisë.
Në fakt, Milosheviqi kishte mundur të zgjedhte rrugë të tjera për ngritjen e karrierës së tij, jo në fushën politike por në ate ekonomike dhe financiare. Si bankier ishte mbi 60 herë në SHBA, natyrisht duke shfrytezuar periudhën e liberalizimit pas vdekjes së Titos. Pra, për një njeri tjetër reformator, të guximshëm, ishin këto rrethana të favorshme të ndërtimit të karrierës.
Mirëpo, Milosheviqi ishte më dinak se sa mendohej, ndaj kur ishte çështja e karrierës së tij ai ishte krejtesisht pragmatik, i paskrupullt, ishte njeri i çastit, me instiktin e tij të theksuar për tu ngritur në pushtet me çdo kusht, pra edhe duke shkelur nëpër të tjerë. Qëllimi i tij ishte i qartë: pushteti, majat e tij dhe sundimi sipas masës së tij, natyrisht me emblemën e nacionalizmit, hegjemonizmit dhe nazizmit serb!
– Vijon –

Në numrin e ardhshëm:
Cilat ishin ngjashmëritë e veprimit politik dhe të përdorimit të metodave në pushtet midis Hitlerit dhe Milosheviqit? Pse për Hitlerin, duhej me çdo kusht rrëzuar, Marrëveshjën e Versajës, kurse për Milosheviqin fillimisht duhej shkatërruar Kushtetutën e vitit 1974, si “ burimin e të gjitha pabarazive të Serbisë”? Hitleri propagonte luftën imediate kundër “ bolshevizmit dhe marksizmit”, kurse Milosheviqi udhëhiqte fushatën e luftës kundër” nacionalizmit dhe irredentizmit shqiptar”.

Paraprak

Milosheviqi, një kopje e keqe e Hitlerit ! ( 2 )

Tjetra

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi sot para Tribunalit Special

TË FUNDIT NGA RUBRIKA