fbpx

Sulm në Strasburg të Francës, dy të vdekur dhe dhjetë të lënduar, shqiptarët të sigurtë

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Ambasadorja në Konsullatën e Përgjithshme në Strasburg, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se nuk ka shqiptarë të lënduar nga sulmi në qytetin francez.

Në një lidhje direkte për Klan Kosova, ajo ka treguar se edhe stafi i Konsullatës janë të sigurt.

Ahmetaj tha se tashmë të gjitha rrugët në Strasburg janë boshatisur dhe se policia franceze po kërkon të dyshuarin.

Konsullata e Përgjithshme në Strasburg ka vënë në shërbim numrin emergjent në rast nevoje për qytetarët kosovarë.

Numri emergjent i Konsullatës së Kosovës është:

0033 605 763 604

Ndryshe dy persona kanë vdekur dhe të paktën dhjetë të tjerë janë lënduar pas disa të shtënave në qytetin lindor të Francës, Strasburg.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të një tregu të Krishtlindjeve në qendër të sheshit Place Kleber.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Ramush Haradinaj: Viti 2018 po na kurorëzohet me ngjyrat e shenjta të flamurit amerikan

Tjetra

Remzi Shala ftohet nga Gjykata Speciale, thotë se nuk i përgjigjet ftesës, lexo çfarë thoshte ai rreth akuzës për rrëmbimin e një civili gjatë luftës

TË FUNDIT NGA RUBRIKA