Sulmohet me bombë ushtari i FSK-së në shtëpinë e tij në veri të Mitrovicës

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Një mjet shpërthyes i dyshuar si bombë është gjetur dhe identifikuar në oborrin e shtëpisë të një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës e cila shpejt pritet të jetë Ushtria e Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në Lagjen e Boshnjakëve.

Lajmin për media e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ibrahim Shala.

Shala tha se në oborrin e shtëpisë së një pjesëtari të FSK-së është gjetur një mjet shpërthyes.

Sipas Shalës, pjesëtari i FSK-së është i komunitetit boshnjak.

Mjetin e pashpërthyer e ka shpërthyer Policia e Kosovës dhe Policia po merret me rastin. Nuk ka të lënduar sepse nuk ka eksploduar, ka qenë mjet i pashpërthyer.

ka thënë Ibrahim Shala, zëdhënës në Ministrinë e Forcës së Sigurisë.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar sulmet dhe aksionet e frikësimit të pjesëtarëve të FSK-së, sidomos të atyre të komunitetit serb, në veri të Kosovës.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com