fbpx

Sulmohet një taksist Shqiptar në veri të qytetit të Mitrovicës, reagon Agim Bahtiri

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka shprehur shqetësim të thellë ndaj sulmit fizik ndaj taksistit shqiptarë që ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri është shprehur se incidentet e fundit, rasti i atakimit të një shtëpie shqiptare në Lagjen e Doktorëve dhe sulmi ndaj taksistit janë tejet shqetësuese dhe të pa pranueshme dhe kanë për qëllim tensionimin e situatës dhe përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërnjerëzore, gjë të cilën qytetarët e Mitrovicës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, nuk e pranojnë.

I pari i Mitrovicës, kërkon nga qytetarët e të dyja komunave të Mitrovicës që të vazhdojnë përkushtimin dhe angazhimin e deritashëm për shtensionimin e plotë të gjendjes dhe për kultivimin e raporteve të mira ndëretnike, si dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe komunikimit të ndërsjellët”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, nga organet e hetuesisë, Bahtiri ka kërkuar veprim më energjik në zbulimin e shkaktarëve të incidenteve dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.

NEOGAZETA

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com
Paraprak

Për çfarë lartësie të pagës, të rinjt e Kosovës nuk do ta lëshonin vendin?

Tjetra

Gjykata Supreme sot e liroi Jahir Demakun por jo edhe Sylejman Selimin, Tomë Gashi: A thua pse?

TË FUNDIT NGA RUBRIKA