Supremja vendos në favor të Vetëvendosjes

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje qenë tërbuar kur Paneli për Ankesa dhe Parashtresa mori vendim që të ketë rinumërim të votave në Prishtinë dhe Prizren.

Akuza e VV’së dhe e një pjesë të shoqërisë civile e afërt me Dardan Molliqajn lëshuan akuza se vendimi i PZAP’së ishte marrë nga gjyqtarët e Klanit Pronto.

Pas këtij vendimi dikur paralajmëroi edhe luftë. Dardan Sejdiu, në mënyrë komike, tha se është i gatshëm të bëhet ushtar i betejës për t’i luftuar gjyqtarët e Klanit Pronto.

Ndërkohë, sot, Gjykata Supreme mori vendim që i shkon krejtësisht në favor të Vetëvendosjes, e cila nuk kurseu asgjë për të bërë presion mbi gjyqtarët për të marrë vendim në favor të tyre.

Në këtë rast, edhe gjyqtarët që morën vendimin që mos të ketë rinumërim në Prishtinë e Prizren, sipas Vetëvendosjes, ishin të Klanit Pronto.

Vendimin për të mos pasur rinumërim në Prishtinë e kanë marrë tre gjyqtarë: Erdogan Haxhibeqiri, kryetar dhe Emine Kaqiku e Isa Kelmendi anëtarë. Edhe në vendimin e Kolegjit të Supremes për Prizrenin kanë marrë dy anëtarët e kolegjit të parë, Emine Kaqiku e Isa Kelmendi, derisa Kryetar i Kolegjit ishte Erdogan Haxhibeqiri.

Në deklarimet publike, Vetëvendosje tha se nëse nuk merret vendimi në favor të tyre do të ketë trazira dhe mbrojtje të votës.

Ende askush nuk e ka shpjeguar deri më tash se pse ishte rezistenca aq e madhe për të mos pasur rinumërim të votave në dy qytetet ku diferenca mes kandidatëve është 300-400 vota.

Dikush e ka përmendur faktin se në Prishtinë pati devijim të rezultateve nga ana e aktivistëve të Vetëvendosjes pikërisht kur një televizion shpalli Shpend Ahmetin fitues ende pa nisur numërimi i votave.

Sidoqoftë, pas vendimit të Gjykatës Supreme që mos të ketë rinumërim, pritet të nisë numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë. Në Prishtinë janë afërsisht 1800 vota me kusht dhe 90 me postë.

Neogazeta
- Ndarje nga Neogazeta.com